Këto tetë fotografi dëshmojnë moment të ndryshme nga ndërtimi dhe funksionimi i vilës mbretërore të Ahmet Zogut në Durrës, quajtur ndryshe edhe si “Vila panoramike”.

?

Mendohet se projektimi dhe ndërtimi i saj ka nisur që në vitin 1926, ndërsa ka përfunduar në vitin 1927. Financimi i kësaj rezidence të bukur e cila sot është pothuajse e shkatërruar, ka ngjallur gjithmonë debate që nga koha e ndërtimit të saj e deri në ditët e sotme.

Vila e bukur e ndërtuar në kodrën me pamje magjepsëse, u financua falë një fondi të çelur në vitin 1925, pas një kontrate të lidhur mes Ahmet Zogut, atëherë president dhe qeverisë italiane, “mbi Huan për Punët Botore të Shqipërisë”,  që kapte shumën prej 50 milionë franga ari. Kjo kredi kishte kushte favorizuese dhe me interes të ulët.

?

Fondet e kësaj huaje do të menaxhoheshin nëpërmjet një komisioni të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë Shqiptare dhe të një Agjencie mbikëqyrëse e quajtur “Societa per lo Svilupo Economico del Albania (SVEA)”, me qëllim që ato të mos keqpërdoreshin.

?

Pas kësaj, nëpërmjet diskutimeve dypalëshe dhe disa vendimeve të qeverisë, u përcaktua lista e objekteve publike që do të financoheshin me këto fonde. Në këto objekte përfshihej ndërtimi i disa akseve rrugore kryesore, ndërtimi i disa urave, porteve, veprave bonifikuese etj.

?

Në qershor të vitit 1927, u vendos në parim që në këtë kredi të përfshiheshin edhe ndërtimi i një numri godinash qeveritare, ushtarake etj.

Financimi i “rezidencës qeveritare në Durrës  u parashikua në vendimin e këshillit të Ministrave  nr. 179, dt. 16.06.1927. Sipas njoftimeve të fletores zyrtare  mësohet se në korrik 1927, me një vendim qeverie u vendos “financimi i Vilës Presidenciale në Durrës, nga fondet e ndërtesave të parapame me Huan (50 milionëshe) me shumën 335.000 fr. ar”.

?

Nga dokumentet rezulton se menjëherë pas këtij vendimi, më 31.07.1927, kjo shumë u është likuiduar ndërmarrjeve që ndërkohë i kishin kryer punimet e ndërtimit në Vilë. Më pas kjo rrugë financimi u përdor edhe për arredimin e vilës mbretërore.

?

Mendohet se për financimin e ndërtimit dhe pajisjes me mobilie të Vilës së Durrësit janë investuar mbi 1.5 milionë franga ar, shumë kjo e barabartë me ndërtimin e secilës prej godinave që përbëjnë kompleksin e ministrive në Tiranë, edhe këto të ndërtuara gjatë të njëjtës periudhë dhe gjithashtu me fonde nga kredia SVEA.

?

Në dokumentet e hershme, vila përcaktohet si “Vila Presidenciale” pasi Zogu ishte President i Republikës, ndërsa pas vitit 1928, me shpalljen e Monarkisë, ajo përcaktohet si “Vila Mbretnore”. (tesheshi)

?