Ndrek Luca ka lindur në 3 Shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij u shpërngul në Shkodër që kur ai ishte në moshë të vogël, këtu kreu edhe shkollën.

Pas çlirimit të vendit, Ndreka shkoi për studime në Akademinë e Aviacionit në Beograd (Jugosllavi). Megjithëse vazhdonte shkollën për ushtarak, ai kishte pasion të madh për teatrin dhe operan të cilat i ndiqte vazhdimisht gjatë kohës së shkollës. Pas përfundimit dhe kthimit në atdhe pasioni e shtyu që të kërkojë nga organet e kohës që të aktivizohej me Teatrin e Ushtrisë.

Falë talentit dhe përkrahjes së regjisores ruse të Teatrit Popullor Zina Andri, në vitin 1950 filloi punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Interpretimi i tij i parë i tij në Teatër më 11 Nëntor 1950 ishte roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës, për të vazhduar me role të interpretuar me mjeshtëri të rrallë, që e bënë shpejt Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar, një nga aktorët kryesorë të Teatrit Popullor dhe një nga shtyllat kryesore që mbahej Teatri shqiptar në përgjithësi. Ndreka ishte aktor i planeve të ndryshme interpretative, komike, tra, gjike a heroike.

Aktor me një temperament të pashtershëm, me një mimikë tepër ekspresive, me plastikë që ia veshte me sukses personazhit.

Kujtohen ende nga ata që e kanë parë në skenë, interpretimet në dramat:

Halili dhe Hajrija
Shtate Shaljanët (dramë e shkruar nga Ndreka)
Dragoi i Dragobise
Familja e peshkatarit

Votra e huej (shkruar nga Ndreka)
Toka jonë
Arturo ui
Otello

Orët e Kremlinit
Përmbysja
Epoka para gjy, qi
Cuca e maleve
etj.

Përvec kontributit të jashtëzakonshëm në Teatër, Ndreka shkroi disa drama që u luajtën në skenë, por ai dha një kontribut të madh në kinematografinë e sapo krijuar duke luajtur në mbi 30 figura, në film të cilat megjithëse kanë kaluar shumë kohë jo vetëm mbahen mend nga brezi i tij por ato janë të dashura edhe për brezin e sotëm, interpretime si: Dom Marku (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustaqekuqi (“Operacioni zjarri”), Kapter Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj.

Duke parë pas kaq kohësh filmat e tij kuptohet se artisti Ndrek Luca dinte të transformohej mjeshtërisht dhe në mënyrë të jashtëzakonshme nga roli në rol dhe nga ato pak drama që kanë mbetur vërejmë se ai dinte të ndante interpretimin në teater nga ai në kinema.

Kjo trashëgimi e kontribut që ai na ka lënë sot janë frut i zgjuarsisë, intuitës, fantazisë, kulturës dhe vullnetit. Por ato mbajnë brenda edhe njeriun me emër Ndrekë Luca, njeriun artist, por edhe njeriun shpirtmadh e të thjeshtë.

Të veçantin si njeri dhe artist. Të madhin e skenës dhe ekranit shqiptar.

Pjesë e suksesit te tij duhet parë edhe jeta bashkëshortore me balerinën, aktoren e njohur të Teatrit Popullor dhe shkrimtaren Mimika Luca.

Ndrek Luca u nda nga jeta më 13 Janar të vitit 1993.
Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 i ka vënë emrin e tij njërës nga rrugët e kryeqytetit.
Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin më të lartë artistik, “Artist i Popullit”.

Autor i veprave:

-Shtatë shaljanët;
-Votra e huaj;
-Bardha;
-Andrra në diell;
-Toka jonë (libret opere);

Filmografia:

Vi, ktimat e Tivarit (1996)
Balada e Kurbinit (1990)
Flaka e maleve
Guri i besës (1986)
Koha nuk pret (1984) (TV)

Lundrimi i parë (1984)
Fundi i një gja, kma, rrjeje (1983)
Qortimet e vjeshtës (1982)
Nusja (1980)
Nga mesi i errësirës (1978)

Udha e shkronjave (1978) (TV)
Pylli i lirisë (1976)
Thirrja (1976)
Tinguj lu, fte (1976)
Në fillim të verës (1975)

Rrugicat që kërkonin diell (1975)
Shp, ërthimi (1974)
Shtigje të lu, ftës (1974)
Operacioni Zj, arri (1973)
Njësiti gue, rril (1969)

Prita (1968)
Du, el i Heshtur (1967)
Oshëtime në bregdet (1966)
Komisari i Dritës (1966)
Detyrë e posaçme (1963)

Burimi: Konica.al