Artistë nga Republika e Shqipërisë zhvilluan master-klasa për grupe artistike amatore të fshatit Karakurt të rajonit Bolgradsky, njoftoi korrespodenti i portalit ukrainas “Topor”..

Për dy javë, në Karakurt, i cili është i vetmi fshat shqiptar në rajonin e Odesës, punuan specialistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë.

Mësimet e zhvilluara dhanë rezultat mjaft të prekshëm: në repertorin e kolektivit vokal “Kolorit” u përfshinë pesë këngë të reja kombëtare shqiptare, ndërsa grupi koreografik argëton shikuesit edhe me katër valle të bukura kombëtare shqiptare me koreografi profesionistësh.

Etapa përfundimtare e studimit ishte një koncert, i cili u dha në skenën e shtëpisë së kulturës të fshatit Karakurt. Portali “Topor” thekson se organizimi i master-klasave u mundësua me bashkëpunimin e Ministrit të Shtetit për Çështjet e Diasporës, Pandeli Majko, i cili në pranverën e këtij viti vizitoi fshatin Karakurt.

Th.M.

/portali DurresLajm/