Një histori e rrallë është treguar nga maestro Zhani Ciko, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Ora Televizion.

Gjatë një bisede me moderatorët Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli,  maestro tregoi herën e parë që Nexhmije Pagarusha kishte hipur në skenën shqiptare.

Bëhet fjalë për vitet 1970 atëherë kur Shqipëria ishte e izoluar. Një mur hekuri na ndante edhe me Kosovën.

Zhani Ciko: “Unë isha emëruar Drejtor Artisitik në Teatrin  e Operas dhe Baletit. Një ditë më mori në telefon  ish ambasadori Behar Shtylla. Sot do vijë një artiste nga Kosova të japë shfaqje në mbrëmje në koncertin e Ansamblit Këngëve dhe Valleve. Do ta prisni ju dhe do I krijoni mundësi të bëjë prova dhe të vishet. Duam që të dalë në shfaqje në mënyrë dinjitoze.

Porosita Agim Krajkën dhe orkestrën. Pa e ditur fizikun e saj, zgjodhëm kostumin e Lunxhërisë. Më thanë që do vinte Nexhmije Pagarusha por nuk më thonte asgjë ky emër. Bëri provat dhe ishte gati për në skenë.

U ulëm në llozhë për të parë Nexhmije Pagarushën. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Sapo u tha emri, në momentin kur po duartrokitej, Nexhmija doli në skenë e përulur në gjunjë dhe me duar të mbledhura. Ashtu e përulur shkoi deri në mes të skenës ku ishte mikrofoni. Nuk ishte dalje në skenë e një këngëtarjeje të thjeshtë, por e një artisteje me botë të madhe shpirtërore. Ky ishte impakti i parë me Nexhmije Pagarushën. Dhe  me kokë ulur dhe me mikrofonin në dorë, nisi të këndonte Unë ty të kam dasht ije prej së vogli e fëmijë.” Këngë për nënën.Kishte zgjedhur një këngë simbolike.  Ishte gjetje shumë e studiuar, për nënën Shqipëri. Ishte rrënqethese.  Salla u elektrizua dhe pamë që kemi të bëjmë me një këngëtare të kualitetit të lartë dhe një artiste unike”.

Burimi: oranews.tv