FAQE ALMANAKU | NE KUJTIM TE ……!
Aristotel Stefani (1931 – 2015)
5 vjet me pare, si sot ne kete date, do te ndahej nga jeta aktori Teli Sefani. Nderim dhe respekt! 

Nje aktor i “vogel” i permasave te medha, ne kontestin qe i perket asaj gjenerate aktoresh qe u bene te medhenj edhe pse me role episodike, duke krijuar nje karriere te spikatur ne Teater dhe Kinematografi perkrah emrave te tjere: Ndreke Shkjezi, Mihal Stefa, Todi Thanasi, Viktor Gjoka etj. Ka lindur ne Lliar te Zagorise (1931).

Fillimisht punonte në naftë në Kuçovë. Më pas nisi rrugën e artit me grupin amator të klubit të Kuçovës. Kur punonte, ai zhvillonte edhe pasionin e tij për aktrim. Në vitin 1956 ka kontribuuar për ndërtimin e Estradës Profesioniste të Gjirokastrës. Këtë kontribut e vazhdoi deri në vitin 1966, ku njëkohësisht punonte edhe si regjisor i trupës.

Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Gjirokastër. Në teatrin e Gjirokastrës mbahet mend për rolet e tij në pjesët: “14 vjeç dhëndër”, “Fundi i botës”, “Pas vdekjes” në rolin e Adfhamudit, “Shqetësimet e Anës”, ku interpreton prof. Selckën, “Djepi i shitur” etj. Ka qenë pjesëmarrës në 14 filma artistikë, në të cilët shfaqet talenti dhe bie në sy interpretimi i tij i bukur .

Roli i tij i skalitur e ku artedashesit e mbajne mend mjaft mire ka qene tek “Përrallë nga e kaluara” roli i cili do të ngelet gjatë në kujtesën e te gjitheve. Gjithashtu per aktorin, ka qene nje nder i madh që ka bashkëpunuar me emrat me te medhenj te rregjizures shqiptare: Piro Manin, me Dhimitër Anagnositn, Viktor Gjikën.

Aristoteli ka interpretuar edhe ne keto filma: 1977 — Njeriu me top; 1978 — Koncert në vitin 1936; 1979 — Liri a vdekje; 1983 — Dritat e qytezës; 1987 — Përrallë nga e kaluara; 1989 — Kthimi i ush, trisë së vdekur; 1990 — Fletë të bardha (Film TV); Në vitin 1998 A. Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit i cili do të jetë edhe roli i tij i fundit, në filmin “Dasma e Sakos”.

Ndahet nga jeta ne 12 Janar 2015 ne moshen 84 vjec.

Marrë nga Kinematografia Shqiptare