Gjithmonë është kënaqësi të shkruash për ata që na kanë ofruar buzëqeshje përgjatë jetës tonë, aq më shumë kur bëhet fjalë për aktorë të humorit që kanë qenë pjesë lehtësuese e jetës së vështirë të shqiptarëve para viteve ’90.

Faqja Na Ishte dikur ka shkëputur disa video-fragmente nga këto filma për kënaqësinë e miqve të saj dhe në përkujtim të datës së lindjes të pazëvendësueshmit Skënder Sallaku

Na Ishte Dikur i kushton këtë shkrim mjeshtrit të madh të humorit, aktorit të paharruar Skënder Sallaku i cili lindi më 25 Janar 1935 në Tiranë.

Ai ishte pjesë e estradë së Tiranës por ai gjithashtu ishte pjesë edhe e disa prej filmave humoristikë që kanë ngelur të paharruar në memorien e publikut dhe artëdashësve, siç mund të përmendim: Oreksi i madh (1995), Revolja e humbur (1995), Gjuetia e fundit (1992), Cirku në fshat (1977), Kur hiqen maskat (1975), Estrada në ekran (1968)/Naishtedikur.info

Skënder Sallaku u nda nga jeta në vitin 2014, në moshën 79 vjeçare në qytetin e Tiranës. Ai nuk do të harrohet kurrë jo vetëm nga artdashësit dhe publiku shqiptar, por edhe nga ata që e njohën në jetën e përditshme, ai përshëndeste rastësisht në rrugë edhe ata që nuk i njihte por e njihnin, me një buzëqeshje të paharruar dhe të veçantë ai nderonte të njohur dhe të panjohur rrugëve të Tiranës. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. Nderim dhe respekt./Naishtedikur.info

Materiali u përgatit nga O. S. Ferazini, për faqen Na Ishte Dikur, materiali mund të meret dhe publikohet diku tjetër duke përmendur autorin dhe burimin. Faleminderit./Naishtedikur.info 25 Janar 2020