Anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, me mbështetje të Ambasadës shqiptare në Austri, do të organizojnë një koncert bamirësie më 30 dhjetor, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Koncerti do të mbahet në Ehrbar Saal në Vjenë, ndërsa pjesë e Filarmonisë së Vjenës është edhe violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli.

Donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.

Burimi: Panorama.com.al