Më poshtë gjeni disa aforizma nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli. 

• Ka shkrimtarë që kalojnë në krijimtari tri faza: fazën e luanit, fazën e urithit dhe fazën e dhelprës.

• Shkrimtari i madh -fatk, eqësia e të voglit.

• Nuk ka letërsi vetëm me një shkrimtar të madh , ashtu siç nuk ka det vetëm me një peshk.

• Në rini libri përpihet , në pleqëri përtypet me dhëmbë të vënë.

• Nuk ka më pak shkrimtarë dik, tatorë në letërsi , sesa politikanë diktatorë në shoqëri.

• Shkrimtari i madh është peshkaqen. Ai një ditë i ha edhe ata të vegjël që e lavdërojnë , pasi nuk ngopet me lavdërime.

Dritëro Agolli

Burimi: Konica.al