Sot nje drite e bukur
Hapi deren time,
Djali qe une dua
“gezuar” me tha.
Prushi i trendafilit qe mbante ne duar
Krejt mbi faqen time ra.

Djalo, ardhsh i bardhe,
paske shoke shume.
Gjithe harene e bjeshkes
Solle ti kete cast tek une.

Ti sot ke ditelindjen,
Tha dikush nga shoket,
Vepren ne ia morem kohes me shpejt,
C’nur m’i ra dites
Bashke me dy gezime
Kjo eshte lumturia vete!

Sa drite mori jeta ime,
Ne nje dite solli dy gezime
Qiellin rrok kjo lumturia,
Rritem une, rritet Shqiperia.

Nje drite e bukur hapi deren time sot.