Nexhmija Hoxha u lirua nga burgu në janar të vitit 1997, në moshën 75-vjeçare. Siç shihet edhe në videon e “Associated Press”, ajo pritet jashtë hekurave nga nusja e saj e djalit të saj, Liliana Hoxha, e cila ndryshe nga takimi i përzemërt pas lirimit, e ka kritikuar vitet e fundit.

Nexhmije Hoxha u arrestua më ’91 dhe u dënua me 11 vjet burg për korrupsion. Nga pamjet, duket se Nexhmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore, e dhe pas viteve të tëra në burg. Ajo shfaqet edhe në shtëpi, e rrethuar nga familjarët dhe librat e ish-diktatorit Enver Hoxha. Nexhmija bëri 5 vjet burg; ajo përfitoi nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal./GSH.AL