Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
Pas lu, fte të gjithë bëhen trima. TIRANË
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” – tha. JUG
S’e lenë hunda me pa larg. KRUJË
S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
S’tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas lu, ftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vr, et. KOSOVË
U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S’di gomari të haj tagji. PËRMET
Dami të bëhet mësim. DIBËR
Kush s’pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vd, ekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vr, itet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR/Naishtedikur.info
