Gjon Muharremaj është një i ri shqiptar që po shkëlqen në ‘The Voice’ edicioni i Francës.

Performanca e tij ka mahnitur jurinë aq sa në fund të gjithë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur plot respekt.

Gjoni ka lindur në Zvicër dhe është djalë i një babai nga Kosova dhe nënës nga Tirana.

Ai njihet me emrin e artit Gjon’s tears.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë. 

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti në Shqipëri, jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm.

Juria e asaj kohe që përbëhej nga Armend Rexhepagiç, Rovena Dilo dhe Altin Basha jepnin vlerësime maksimale për të dhe parashikonin të ardhme të ndritur për të.

a.k/noa.al/