Nikolla, Panajoti (1915-1957). Aktor .Lindi  ne Fier me 1 janar .Pas punesh te renda e te rendomta ne moshe ende te njome ,u vendos ne Tirane me 1932 dhe me 1937 luajti nje nga rolet kryesore ne pjesen Te burgosurit ,ne skenen e kinemase ‘’Nacional’. Me 1942 shkoi ne Struge te Maqedonise.

Aty interpretoi rolin kryesor ne komedine Cmimi i kripes .Pas Clirimit te vendit ,ne nentor 1944,ishte nga te paret qe hyri ne Shkollen Dramatike *, kurse ne vitin 1945 u be nder aktoret themelues te Teatrit te Shtetit *. Po ate vit luajti me sens humoristik rolin e doktor Mysh ne pjesen  Topazi te Marsel Pagnol ,e cila ishte shfaqja peruruese e ketij teatri .Qysh ne kete rol, N. Panajoti u shfaq si nje aktor me talent te dukshem ,original ,me prirje te natyrshme kah  komedia dhe humori ,me nje plastike te shkathet ,mimike ekspresive, aktor fin dhe me hir skenik.

Shpejt  u be nje nga mjeshterit e krijimit plot nur e hijeshi te karaktereve ,cka u vu re ne rolet e tjera pausese qe interpretoi, si ne shfaqjet: Deputeti ,Mbremja e madhe ,Cani, Ishja dhe Rama ,Rrugaci, Qypi me flori etj. Ne vitin 1947 misheroi nje nga figurat me te plota e me mbreselenese te kohes, Hlestakovin te komedia Revizori e Gogolit ,me te cilin deshmoi nje humor te  holle .Ai shfrytezoi mjete te shumta te humorit e satires ,i  veshi personazhit nje plastike karakterizuese, gjeste, veprime e nje te folur te natyres  provokuese, ku spikati, po ashtu, eleganca dhe finesa ne menyren e interpretimit te ketij zotnie dhe aventurieri rus. Nje pamje tejet karakterizuese i dha ai figures se Zenelit  ne komedine Pas vdekjes te A.Z Cajupit *.

Ishte nje prototip qe vinte nga meset rurale te vendit ,me ironine ne maje te gjuhes ,me gazmendin ,sikurse me mendjen e shkathet e pragmatiste prej fshatari te mencur ,qe di te shfrytezoje veset dhe deliret e njerezve te mbrapshte (Adhamudhit ), sikurse dobesite e njerezve te mire (Lulushes ,Vurkos). Ne lojen e N. Panajotit moren funksione estetike nentekstet e mprehta dhe dykuptimesite e shumta, te perthyera keto nen nje kend ironik e sarkastik, me perdorimin e mencur te te dhenave te tij te bollshme si aktor. Ngjyrimet e ndezura nacionale si dhe pasuria e humorit popullor krahinor, u vune ne sherbim te krijimit te nje figure me arome shqiptare, marre nga shtresat fshatare .Ne me pak se dhjete vjet ai krijoi 40 figura artistike, me se shumti te planit te komedise, satires dhe humorit, por jo rralle edhe personazhe me natyra te shprehura dramatike. Ishte mjeshter i vizatimit te karaktereve ,me fare pak fjale e veprime.

Keshtu , u be i njohur me te  ashtuquajturit ‘’role te vogla ‘’,te qendisura plot sens e hijeshi. Me krijimin e Estrades  se Shtetit *, me 1952 ,ai u vendos si aktor ne trupen e saj, duke njemendesuar nje galeri rolesh nga me te ndryshme .Vdiq heret ,prane te 40-ave ne kulmin e energjive dhe lulezimit te talentit .Ne vitin 1962 ,pas vdekjes ,iu dha titulli ‘’Artist i merituar ‘’.

Burimi: Aktoret Shqiptare