Divë nuk të bëjnë kapriçot. Më saktë, është një raport çuditshmërie me veten dhe me të tjerët, që lejon talentin, që shpjegon ekzagjerimet. Këtë rrugë gjurmoi Nina Simone e vetme deri në vdekjen e saj në 2003. Mbretëresah e soulit mbartte brenda vetes një histori vuajtjesh dhe dhune, që e nxitën të shprehej përmes fuqisë së muzikës, duke e përdorur mikrofonin sikur të ishte një megafon që i drejtohej turmës. Nina Simone ishte një nga zërat brilantë të shekullit të 20-të. Një zë i thellë dhe i fuqishëm, nga ata që të rrëmben përnjëherë. 

Nga kabaretë e Atlantik Sitit në skenat më të mëdha botërore, nga muzika klasike te xhazi, nga qytetet e varfëra të Tryon në Karolinën e Veriut deri tek shtëpia e saj në jug të Francës, së pari pianiste e së dyti këngëtare, një Priftëreshë e Madhe e Shpirtit njëherazi e angazhuar dhe e përkushtuar për lëvizjen e të Drejtave Civile. Një divë e brishtë dhe e paarsyeshme. Në të vërtetë, ajo që mori një “dhuratë nga Zoti” me veshin e saj absolut, nuk ishte tjetër veçse një grua e lënë pas dore: “Isha kaq e vetmuar” – do shprehej ajo.

Të krijohet përshtypja sikur është e fortë, me shtatin e saj të gjatë dhe gojën rebele, thotë se i lexon fytyrat si të ishin një libër i hapur dhe e di më mirë se kushdo se si t’i çjerrë maskat, por mashtrohet si një paraaadoleshente naive. Nëse karriera e saj mbetet një nga sukseset më të mëdha në botë, jeta e saj sentimentale është një dështim yjor. Madje, një avokat, për ta mbrojtur, thotë se vuan nga “çmenduria e rënduar nga vetmia”./Konica.al

Jeta e Nina Simones, parë bardhë e zi. Në jetën e Eunice Kathleen Waymon, alias Nina Simone, lufta për kauzën e zezë është si një fill i kuq… Koncertiste e re klasike, fenomen në piano, ajo ndalon së luajturi, sepse një spektatore e bardhë dëshiron t’i detyrojë prindërit të largohen nga radha e parë. Më vonë, ajo mbështet Martin Luther King dhe Malcolm X, ajo qëndron në solidaritet me të gjitha format e luftimit për barazinë racore dhe për krenarinë e zezë – duhet të dëgjoni versionin e saj të Strange fruits: “frutat e çuditshme” varur në pemë që janë kufomat e “Zezakëve” të vrarë.

E zeza dhe e bardha te Nina Simone, është gjithashtu një konfrontim-bashkëfajësi me Ricardo, ky filipinas i cili bëhet më shumë sesa shërbëtori i saj, një engjëll i vërtetë mbrojtës, ndërsa pasuria i fluturon dhe alkooli e gërryen. Po ashtu, e zeza dhe e bardha është kontrasti midis depresionit ku e gjen veten dhe flakërimat e gjenisë që përflakin befas zërin e saj. Së fundmi, është alternimi i ditëve të kredhura në diell dhe netëve të zhytura në alkool, në Côte d’Azur  ku vendosi të rregullojë jetën e saj, një Jug i xhazit larg Jugut racist të fëmijërisë së saj./Konica.al

Zonja Nina Simone nuk është, absolutisht, historia e një fund karriere dhe nëse ky perëndim ka ngjyrat e dëshpërimit, ai është po aq qesharak e optimist. Qesharak, kur ylli me shprehjen e papërpunuar trondit vizitorët e saj, optimist kur notat fluturojnë në natën pariziane, duke përzier vezullimet me yjet. Nga patetikja deri tek argëtuesja, nga naivja te kapriçozja, gjatë gjithë jetës e zhgënjyer që nuk u bë kurrë ajo pianistja e madhe e zezë që ta kishin zili të bardhët.

Me këngën “Four Women”, Nina Simone rrëfen kalimin nga nënshtrimi në ligjet e të bardhëve, te dhuna për afirmimin e të drejtave të zezakëve. Katër faza të jetës së saj, të përfaqësuara nga katër gra, që luftojnë vetëm e vetëm të jenë të afta të “marrin frymë”. Këngët e Nina Simones, siç citohet shpesh, nuk ishin këngë të thjeshta, por armë me të cilat mund të luftohej çdo lloj paragjykimi dhe skemat e gabuara mendore. Ato ishin dhe janë ende, këngë më moderne se kurrë, që mbronin figurën femërore jo aq shumë sepse ishte e brishtë, por, mbase, sepse ishte aq e fuqishme sa të rrëzonte gjithçka./Konica.al