Një fëmijë i tregonte gjyshes së vet se gjithçka shkonte keq: Shkolla, probleme me familjen, sëmundje, etj.
Ndërkohë gjyshja e tij po përgatiste një biskotë. Pasi e kishte dëgjuar atë, gjyshja i tha:

“A do të hash zemër?” 
“Sigurisht që po! – iu përgjigj fëmija.
“Merre…ja pak vaj që ta pjekësh”.

“Mmm, por nuk është e shijshme, nëse hahet vetëm brumi”- tha fëmija.
“Çfarë do të thoje, nëse do të shtoheshin dy vezë të paziera?”
“Sa të neveritshme do të ishin!”
“Atëherë do të kishe preferuar pak sheqer, apo ndoshta pak gjalpë?”
“Oj gjyshe, mos u çmende!? Krejt këto do të ishin të pangrënshme!”

Atëherë gjyshja tha: 
“Po! Gjithë këto gjëra duken të neveritshme dhe të pangrënshme, nëse merren të ndara. Por nëse i bashkon të gjitha në një mënyrë të përshtatshme, formojnë një biskotë të mrekullueshme dhe shumë të shijshme!

Mos e përkufizo problemin brenda kufinjve të horizontit tënd, zgjeroje horizontin për ta parë problemin në mundësitë që ai na jep për tu rritur.
Jeta është një aventurë për tu jetuar, jo një problem për tu zgjidhur, shikoje çdo problem jo si të tillë, por si një mundësi për të fituar dhe për të mësuar.

Pas çdo problemi gjendet nje mundesi për të reflektuar, për të gjetur zgjidhje, për të jetuar në mënyrë aktive.

Burimi: Akropoli i Ri