Një fëmijë sot do të vrapojë pafund si ne dikur nga Tirana e re përfundonim tek 21-i me këmbë me biçikletë pa frikën se KUJDES MAKINA KUJDES SE TË RRËMBEJNË 


Një fëmijë ka nevojë të dalë me bukë gjalp e Sheqer përjashta dhe ti japi dhe shokëve ashtu siç na hanin bukën dhe neve por pjesërisht shoh fëmijë që shajnë njëri tjetrin.

Fëmijët sot nuk e njohin baltën sepse prekin vetëm asfaltin nuk njohin pemët por njohin ndërtesat.
Sot një fëmijë shkarkon një lojë nga celulari ne i thërrisnim shokëve të ngjiteshin nëpër pemë të merrnin kumbulla. 
Fëmijët sot e fotografojnë një pëllumb / zog ne vraponim dhe ato fluturonin. 


Sot një perëndim dielli fotografohet nga adoleshentët ne e shijonim duke kapur duart e njëri tjetrit dhe duke bërë gallata. 
Dikur shoku i bankës ishte një vëlla i munguar dhe të mbronte se të donte si motër kjo fjalë nuk ekziston por ekziston fjala dashnor. 
Dikur përdorej fjala të kam shumë xhan të kam shoqe por të kam si motër si vëlla 


Sot dëgjoj në autobus hë mër legen, hë mi k**

Një fëmijë /adoleshent nuk e dëgjon fjalën të lutem faleminderit dhe ata që e përdorin bulizohen, hë më idiot flet me edukatë?

Na ishte dikur një rini një adoleshencë një fëmijëri dhe një detaj për të cilin më vjen keq është se doja t’i merrja gjithë fëmijët e sotëm dhe ti tregoja se fëmijëria e vërtetë është të jetosh.

Ky status mund të ketë gabime me thes.
Ajo që shoh unë me syrin tim është një brez që ka ikur kot më së koti dhe shumë pak janë të sjellshëm të mirë por i mbyt llumi sepse sot kanë ardhur kohë të këqija një ndër to është teknologjia./Naishtedikur.info