E veshur me një fustan të bardhë, sopranoja e njohur Tefta Tashko mban në duar lule, teksa pozon para aparatit të Kristaq Sotirit. Ajo duket kaq e bukur.

Fotoja e saj, bashkë me të tjera, të gjetura në arkivin e artistit, është pjesë e ekspozitës “Fotografitë e juglindjes shqiptare”, hapur në Muzeun e Fotografisë Marubi, nën kurimin e Gjergj Spatharit. Por fotoja e sopranos spikat ndër të tjerat, për sensualitetin që ruhet në kohë. Fotoja është realizuar më vitin 1936.

Vetëm një vit më parë artistja ishte kthyer në atdhe pas studimeve në Francë. Koncertin e parë në Shqipëri ajo e realizoi më 26 nëntor 1935.Ajo futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini,  Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare./Gazeta Shqip