Një Gjethe E Vetmuar

Një gjethe në oborrin tim
shiu e rreh papushim.

Vjen era në ajër e ngre,
prapë e rrëzon përdhe.

Ajo dridhet ashtu e zbehtë
litarë shiu bien nga retë.

Një gjethe lëkundet e vetme,
e vështroj dhe them me vete:

“Vjeshta me gjethen mban mëri
sepse larg shoqeve ajo rri”.

Gjethet në pemë po bisedojnë,
vjeshta gjethen e vetmuar qorton.

Mars 1987

– poezi nga Irma Kurti