Nje dite, nje djale qe shiste dere me dere qe te paguante shkollen e tij, papritur vuri re se kishte vetem disa qindarka ne xhep dhe ishte shume i uritur. Vendosi qe te kerkonte ushqim tek shtepia e radhes. Megjithate,ai u ndje ne siklet kur nje vajze e bukur ia hapi deren.

Ne vend te bukes ai i kerkoi asaj nje gote uje. Ajo mendoi se ai dukej i uritur dhe ne vend te ujit i solli atij nje gote te madhe me qumesht.
Pasi e piu ate me ngadale e pyeti vajzen,“Sa ju detyrohem ?“

„Nuk me detyrohesh asgje“ iu pergjigj ajo.“Nena na ka mesuar qe kurre mos te pranojme pagese per nje miresi te bere.“
„Atehere te falenderoj nga zemra“ i tha djali.

Kur Hauard Keli u largua nga ajo shtepi ai jo vetem ndihej me i forte fizikisht por besimi i tij ne Zot ishte me i forte gjithashtu. Ai kishte qene pothuajse gati te hiqte dore.

Vite me vone vajza e re u be shume e semure. Doktoret e vendit ku jetonte ishin te habitur, te hutuar. Me ne fund e derguan ate ne nje qytet te madh ku thirren gjithashtu specialiste per te studiuar semundjen e saj te rralle.
Doktor Hauard Keli u thirr per konsulte. Kur ai degjoi se nga vinte vajza dhe pikerisht qytetin ku ajo banonte, syte i ndricuan. Menjehere ai u ngrit dhe shkoi ne katin e poshtem, ne dhomen ku rrinte vajza.

I veshur me uniformen e doktorit hyri brenda qe ta shikonte. E njohu menjehere. U kthye perseri ne dhomen e konsultimit i vendosur per te bere me te miren e tij qe te shpetonte jeten e saj. Qe nga ajo dite ai i kushtoi nje vemendje te vecante ceshtjes.

Pas nje lufte te gjate dhe sfilitese beteja u fitua. Doktor Keli i kerkoi zyres se punes qe fatura te kalonte ne emer te tij. Ai e shikoi faturen, pastaj shkroi dicka ne skaj te saj dhe e dergoi faturen ne dhomen e vajzes.

Vajza kishte frike ta hapte ate sepse ishte e sigurte qe do t’i duhej pjesa e mbetur e jetes qe ta paguante. Me ne fund ajo e hapi dhe dicka ne skaj te fatures terhoqi verejtjen e saj. Ajo filloi te lexonte fjalet e meposhtme:
„E paguar plotesisht me nje gote qumesht“

Firma Dr. Hauard Keli.