Grupi muzikor “The Kelly Family” egziston mbi 25 vite. Përbëhet nga anëtarë të një familje por të disa brezeve, më origjinë irlandezo-amerikane. Kur në vitin 1999 shpërtheu Lufta e Kosovës, kolonat e femijëve refugjatë, u bënë frymzim i ri për këtë grup. Ata vëndosën të ndihmojnë fëmijtë kosovar. Të bindur që muzika e tyre do të zgjojë ndjenjat humane për të ndihmuar këta fëmijë të vuajtur e të ndjekur, The Kelly Family krijoi këngën “Children of Kosovo” (Fëmijtë e Kosovës). Kjo këngë me një ritem të kombinuar për solo e grup koral mund të quhet hymn i parë kushtuar fëmijëve të Kosovës.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Kënga u kompletua dhe incizua në 5 gjuhë të ndryshme, më qellim qe të shpërndahet edhe në vendet tjera europiane. Grupi “The Kelly Famili” e bëri CD-në e kësajë këngë të përkëthyer në 5 gjuhë dhe premtoi qe të hollat e tubuar nga shitja do të jipen për fëmijtë e Kosovës. Ata e interpretuan këtë këngë në disa nga koncertet e tyre më të ,mëdha të atij viti, dhe më vonë, nga Irlanda deri në Poloni. Kënga u dëgjua dhe pershendetë nga më shumë se 3 milion njerëz qe ndoqën koncertet e tyre.

Gjatë Luftës së Kosovës të vitit 1999 edhe disa artistë e muzicientë të tjerë nga bota, bënë shfaqje, këngë, piktura e ekspozita mbi Kosovën, mirëpo kënga e grupit Kelly Family është një kontribut artistik e financiar me një simbolikë të fuqishme në këtë temë qe mbetet aktuale edhe sot si mesazh. Vargjet e këngës ndonëse i dedikohen Kosovës, kanë një porosi univerzale humane e cila percjellë mesazh për paqë e dashuri ndaj fëmijëve – kudo në botë.
Disa vite me vonë, “The Kelly Family” bëri edhe një video të ilustruar me pamje nga Lufta e Kosovës. Këtë video dhe këngën mund të i ndiqni më poshtë, huazuar nga kanali You Tube.

Ata k;nduan për fëmijtë tano, por ne i harruam. Çuditërisht, Kosova nuk i dha ndonjë vëmendje kësajë këngë. Nuk kemi dëgjuar qe dikush ta ketë përshendetur këtë grup, apo të paktën të ketë bërë ndonjë perpjekje seruioze për afirmimin e këngës . Ky krijim artistik, me një perpunim të ndonjë kompozitori shqiptar , do të mund të adaptohej për interpretim skenik edhe për ndonjë solist ose grup koral shqiptar dhe të huaj. Dëgjojeni këngën e tyre kushtuar fëmijëve tanë.

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës

Foto: Albumi Akordet e Kosovës