Në vitin 1973 filluan sulmet e hapura kundër Fadil Paçramit, Tobi Lubonjës, dhe vazhduan kundër artistëve, shkrimtarëve e intelektualë të shquar. Më 29 maj 1973 në bankën e të akuzuarve u ul edhe regjisori e pedagogu i shquar, Kujtim Spahivogli. Ai duhej t’u përgjigjej akuzave në lidhje me Fadil Paçramin, për frymën liberale – perëndimore në punën e tij dhe me studentët në degën e dramës, e për shumë thashetheme të tjera dashakeqe.

Photo Credit: Albumi Akordet e Kosoves

Në vitet 1971-72, regjisori Kujtim Spahivogli vendosi të vinte në skenë një vepër të Vladimir Majakovskit. Sapo ishte kthyer nga Shkupi ku kishte vënë pjesën “Karnavalet e Korçës”, ku kishin marrë çmimin e parë në konkursin e katërt të teatrove profesionistë të Maqedonisë. Në mendje kishte pikërisht veprën e Majakovskit “Banja”. Por ajo e godiste rëndë burokracinë. Premiera jo vetëm, nuk i pëlqeu udhëheqjes së partisë, por edhe u ndalua menjëherë.

Dë, nimi, në fillim, ishte vetëm një vërejtje e rëndë në Parti për çfarë ai u dergua në Fier, për t’u “riedukuar”. Kujtimi dhe të tjerët menduan se do të punonte në teatrin e Fierit, por jo. Partia kishte menduar ndryshe, duhej të “riedukohej” në punët më të rënda, punëtor i thjeshtë në beton. I dëshpëruar dhe i dërrmuar fizikisht e shpirtërisht, mblodhi rrobat e u nis atje ku e degdisën, me shpresën se kjo gjendje nuk do të zgjaste shumë. Për fat të keq masat kundër tij sa vjen e po rëndoheshin. Në Fier e përjashtojnë nga Partia, pasi dështuan në ILA, sepse shokët e tij votuan pro Kujtimit, dhe e izolojmë më tepër. Ishte urdhër nga lart.

Kishte afro tre vjet i martuar, me poeten Vllasova Musta, kishin edhe një vajzë të vogël, Anin, por bashkëshortja i kërkoi divorcin, padyshim e shtyrë nga lartë… Ishte goditja më e rëndë se ajo që kishte marrë nga Partia. Pas një gjyqi të shpejtë gjithçka u mbyll për keq… Në Fier jetonte i vetëm, në një barakë, pa kushtet minimale, buzë Semanit, i sëmurë, i lodhur dhe i vr, arë shpirtërisht. Ndonjëherë i vinin shokët, ata që nuk e kishin braktisur, por edhe nga familja. Vetë Kujtimi vinte edhe në Tiranë, rrallë sa takonte të bijën e nënën e dërrmuar e vuajtur, si mos më keq. Ai pranoi vetminë dhe punën e rëndë në beton dhe mospërfilljen e pushtetarëve, por edhe të shoqërisë…, Megjithatë kishte shokë e miq plot që e donin, si Ferdiand Radi, Nikolin Xhoja, Vangjel Heba, Robert Ndrenika, Pëllumb Kulla, Skënder Sallaku, Mario Ashiku, e plot artistë të tjerë..

Pas përfundimit të “riedukimit” në Fier, për Kujtimin nuk u gjet asnjë punë, as edhe ndonjë punë e thjeshtë krahu, siç ua jepnin të burgosurve pas daljes nga burgu. Në vitin 1982 i prishin shtëpinë private ku jetonte prej vitesh. Pas kësaj nëna e tij u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë në mars 1983. Kujtimi, më pas, banoi i vetëm, në një apartament të vogël, që ia kishin dhënë në emër të nënës së tij. Pas shumë peripecish e caktojnë mësues rusishteje, në një fshat të vogël, Mihajaj, disa orë larg në këmbë nga Bërzhita… Por s’qe e thënë. Rruga e largët, lodhja, dëshpërimi, vetmia dhe gjithçka tjetër e bënë punën e tyre. Ai u sëmur dhe u shtri në spital. Tre muaj nga infarkti i parë, e goditi i dyti, tepër i rrezikshëm.
Ndenji gati një muaj në spital ku gjëndej edhe aktori i shquar Nikolin Xhoja. Nga ata qe e viituan ishte Robert Ndrenika, shok e student i Kujtimit dhe një njeriu që nuk iu nda edhe kur e dë, nuan dhe e larguan nga Tirana…

Ditën e fundit të jetës së tij, më 7 korrik 1987, Kujtimi shkoi në Teatrin Kombëtar për të takuar shokët. Sikur e parandiente lamtumirën e tij. Kishte filluar ta frekuentonte oborrin e teatrit, ulej me shokët, pinte një kafe me ta dhe bisedonin për hallet e tyre. U kthye në shtëpi i lodhur, i dërrmuar, në mes të vapës. E bija, Ani, që shkonte herë pas here në shtëpinë e tij, e gjeti të shtrirë në mes të dhomës, në çimenton e kuzhinës, me duart e zgjatura nga ilçet.. që nuk i mori dot. I kishte rënë in, farkti i tretë që e mori përfundimisht.

Nuk kishte pasur asnjeri që t’i jepte ndihmë… Në librezën e kursimit kishte 25 mijë lekë, 10 mijë i përdorën për funeralin e tij dhe të tjerat ia kthyen të bijës.. Varrimi i Kujtimt u bë madhështor. I erdhën artistët, shok e miq, bashkëqytetarë e të njohur… Ata e morën nëpër duar arkivolin e tij nëpër rrugë e pastaj u drejtuan drejt Shishtufinës, ku prehet edhe sot, pranë nënës e motrës së tij të ndjerë. Aty prehet edhe i vëllai, Skënderi, që u nda nga jeta para disa vitesh dhe së fundi edhe nipi i tij, regjisori i mirënjohur Artan Minarolli, i cili u nda nga jeta në 31 dhjetor 2015. Ky ishte fati tragjik i këtij aktori dhe regjisori të madh, viktimë e regjimit komunist, i cili këtë vit, më 7 korrik, mbush plot 30 vjet nga ikja e tij e parakohshme.

Kujtim Spahivogli u lind më 30 korrik 1932 në Lushnjë. Kujtimi ndjek shkollën 7-vjeçare dhe më vonë liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë, në vitin 1956. Ishte një ndër studentët brilantë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Shfaqja “I çuditshmi” ishte punimi i tij i diplomës dhe njëkohësisht e para si regjisor.
Pasi kthehet në atdhe emërohet aktor në Teatrin Kombëtar, krahas kolosëve të këtij teatri. Roli i tij i parë në skenën e teatrit Kombëtar ishte Xherxhinski në dramën “Orët e kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, etj. Një nga rolet e tij që mbahet mend ishte Hamleti, ku ai interpretoi të njëjtin rol me aktorin tjetër të madh, Naim Frashëri. Kujtim Spahivogli nuk luajti shumë role pasi qe, ai ju përkushtua regjisë duke vënë në skenë pjesë që sot futen në më të suksesshmet e Teatrit Kombëtar. Pas dramës “I çuditshmi”, vjen komedia “Gratë gazmore të Uindsorit”, e dyta punë regjisoriale e Kujtimit. Më pas vijnë “Në tufan”, “Karnavalet e Korçës”, “Shtëpia në bulevard”, “Qielli i kuq”, etj. Ndër shfaqjet më të mira ishin “Karnavalet e Korçës”, vënë në skenë në teatrin Kombëtar të Shkupit si dhe pjesa “Banja” në ILA, në 1972. Në pak më shumë se 15 vjet, Kujtim Spahivogli intepretoi dhe vuri në skenë në 25 pjesë teatrale.

Në vitin 1960 me krijimin e Shkollës së Lartë të aktorëve, emërohet pedagog i mjeshtërisë së aktorit. Për një periudhë 12-13 vjeçare Kujtim Spahivogli ishte figura qëndrore e pedagogjisë në këtë Institut. Pa dyshim ai ishte më i miri pedagog-regjisor i teatrit tonë. Ai është cilësuar mjeshtër i pedagogjisë teatrore, mjeshtër i skenave masive dhe një novator në artin teatral.
Pas shumë vitesh harresë, sërish u ngjall emri i Kujtimit. Shume vite pas vd, ekjës iu dha titulli i lartë “Artist i merituar” dhe më vonë “Artist i Popullit”. Është nderuar edhe me Pllakën e Artë nga Teatri i Kombësive Shkup “për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë pranë këtij teatri”. Për të është shkruar një libër monografik nga i vëllai, si dhe një dokumentar nga Namik Ajazi. Në vitin 2014 në Fier, pranë Ndërmarrjes së Bonifikimit, në rrugën nacionale, u inaugurua përmendorja e punuar nga skulptori Muntaz Dhrami, për të paharruarin Kujtim Spahivogli, që ngelet një figurë e nderuar e artit tonë skenik e pedagogjik.

Burimi: 360grade.al