Një herë, kur isha 7 a 8 vjeç nëna më tha, ndërsa uleshim në vendin e parafundit në autobus për në klinikë a në dyqanin e këpucëve, se megjithëse ishte e vërtetë që librat mund të ndryshonin me kalimin e viteve, po aq sa njerëzit, dallimi ishte se, ndërsa njerëzit gjithmonë të lënë kur vjen një kohë që nuk marrin më nga ti asnjë përfitim, kënaqësi apo interes, ose të paktën një ndjenjë të mirë; një libër nuk të braktis kurrë.

Natyrisht, ndonjëherë ti i lë, mbase për disa vjet ose madje madje përgjithnjë. Por ata, dhe sikur t’i tra, dhtosh nuk të kthejnë kurrë shpinën: Ata vazhdojnë të presin për ty në heshtje dhe me përulje në raft.

Ata presin edhe për 10 vjet. Nuk ankohen. Deri kur një natë, kur papritmas ke nevojë për një libër edhe në 3 të mëngjesit, edhe sikur të ishte një libër që ti e ke braktisur dhe fshirë nga zemra për vite e vite, nuk do të zhgënjejë kurrë, do të zbriste nga rafti dhe do të bënte shoqëri në çastin tënd të nevojës.

Nuk do të përpiqej të ta kthente apo të nxirrte justifikime apo të pyeste veten nëse ia vlente apo nëse ti e meritoje apo nëse ishit ende për njëri-tjetrin. Do të zbriste sapo ti ta thërrisje. Një libër nuk të lë kurrë në baltë.
~Amos Oz

Prurëse e materialit Kozeta Beqiraj

Burimi: Rrjetat.com