Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë. Gjëja e parë që më pyeti ishte:

– “Si je ?”
Nuk e di pse iu përgjigja:
-“Ndihem i vetmuar!”
Dhe ai menjëherë më tha :
“Po vi në shtëpinë tënde të flasim”. 

Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles.
I fola për orë të tëra për gjithçka , për punën time , familjen , të fejuarën , për dyshimet e mia , dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes . Pa kuptuar ishte zbardhur , ndihesha i shlodhur mendërisht ,u ndieva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia . Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha: 

– “Mirë! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë.”
U çudita dhe i thashë:
-“Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ? Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të mora gjithë kohën këtë natë!”
Ai qeshi dhe u përgjigj :
– “S’ka problem, për këtë janë miqtë! “

U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë. E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg:

– “Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë? “
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë të ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë e pyeta: – “Çfarë ka ndodhur ? ” 

Mu përgjigj:
-“Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë. “
Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe vazhdoi:
-“Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur! “

Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten:

“Përse kur më pyeti si isha , unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete? Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë ,të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej? Kjo është e pabesueshme!
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi. Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre.

Burimi: Akropoli i Ri