Hysen hakani
Hysen hakani

Hysen Hakani lindi më 28 korrik të vitit 1932 në Berat. Ai njihet si regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër.

Në Akademinë e filmit në Pragë, ai mbrojti diplomën, bashkë me Kristaq Dhamon, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, për t’iu përkushtuar kinematografisë shqiptare, e cila në atë kohë sapo kishte hedhur hapat e parë. Midis filmave të tij shkëlqen filmi “Debatiku”, (1961), të cilin e realizoi si bashkëregjisor me Gëzim Erebarën dhe ku pasqyrohet kontributi i fëmijëve të varfër në luftën Nacional-Çlirimtare, për të vazhduar më pas tek filmi “Toka jonë”, (1963), “Oshtimë në bregdet”, (1966), “Njësiti gueril, (1969), “Ndërgjegjja”(1972), “Cirku në fshat”,(1977), “Mysafiri”, (1979, “Plaku dhe hasmi” (1981), dhe “Lundrimi i parë” (1984), filma që janë ngulitur për të mos u harruar më kurrë në memorien dhe celuloidin e kinematografisë sonë. Filmi i tij i parë është filmi “Fëmijët e saj”, që u realizua në vitin 1957. U nda nga jeta më 7 shkurt 2011.

Loading...