Një organizim i shkëlqyer mes shqiptarëve të mirë e me zemër të madhe në Moosburg afër Mynihut në Gjermani.

Darka e Lamës në sofrën Dardane na lidhi ashtu siç lidhte burrat qëmoti e siç duhet të vazhdojmë të lidhemi edhe në të ardhmen !

Ishte kënaqësi të ligjëroja e bisedoja në një takim të hapur, në thelb të të cilit ishin problemet e shqiptarëve, largimi, pamundësia, gjurmët, mbështetja e shqiptarëve, ruajtja e rrënjëve dhe identitetit në trojet tona !

Një diskutim dhe mbrëmje letrare e mrekullueshme që tregon sesa e pasur është kultura jonë e vjetër kombëtare !

Faleminderit të gjithë shqiptarëve për pritjen, faleminderit shoqatës “Bekim Berisha – Abeja”, dhe të gjithë bashkëpuntorëve nga Klubi Letrar “Martin Camaj” tek Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e me rradhë !

Faleminderit !

Marin Mema