Olsa Toqi
Olsa Toqi

Kompozotorja fituese e festivalit së RTSH me këngën “Përrallë”, Olsa Toqi, është duke marrë pjesë në një nga evenimentet më të rëndësishme të zhanerit operistik kontemporan, siç është “International Opera Giacomo Puccini” që u mbajt në Lucca.

Toqi është përzgjedhur ndër shumë kompozitorë pjesëmarrës nga e gjithë bota në 10-shen më të mirë me anë të projektit të saj operistik! Nën kujdesin e kompozitorit Girolamo D’Eraco, Drejtor i Clauster Italia, Toqi ka kompozuar Operan ‘Meladrama’ .

Në Shqipëri opera e parë shqiptare “Mrika”, u kompozua më 1958, pak vite më vonë vijoi Skenderbeu dhe më pas nuk pati kompozime të tjera. Pas kaq vitesh Toqi eshte kompozitorja parë shqiptare që po kompozon Opera. /Javanews