Thuhet se njëherë një Mbret kishte urdhëruar që të rriteshin dhe ushqeheshin 10 qenë të tërbuar ashtu që atyre tu hidhte çdo ministër që gabonte, e qentë ta shqyenin atë.
Një ditë një ministër i ofroi Mbretit një opinion të gabuar. Mbretit nuk i pëlqeu, ndaj i zëmëruar me të urdhëroi që ministri tu hidhej qenve!

Ministri i tha: si po ma bënë këtë kur të kam shërbyer 10 vjet, por Mbreti nuk e përfilli!.
Mi jep afat edhe 10 ditë, para se ta zbatosh këtë vendim, i u përgjërua Ministri. Mirë, tha Mbreti po të jap 10 ditë afat.
Ministri shkoi tek rojtari i qenve e i tha: dua tu shërbej qenve e të kujdesëm për ta vetëm për 10 ditë!. Rojtari i habitur tha: Mirë, këtë mund ta besh po çfarë përfiton për këtë kohë kaq të shkurtër?!
Do të tregoj më vonë, i tha Ministri. Andaj rojtari u pajtua që ministri të kujdesej për qentë.
Ministri filloi të kujdeset për qentë nga thellësia e zemrës, i ushqente ata dhe u ofronte gjithë akomodimin e duhur.

Pas 10 ditësh erdhi koha kur duhej të ekzekutohej vendimi, andaj Ministri u hodh në burg dhe atij iu lëshuan qentë e tërbuar.
Mbreti së bashku me suitën e tij ishin ardhur për të shikuar, por çfarë të shohë! Mbreti fërkonte sytë herë njërin e herë tjetrin sikurse nuk u besonte syve të vet.
Qentë e tërbuar lerë që nuk i lehnin Ministrit por ata u shtrinë pranë këmbëve të tij dhe e shikonin si mikun më të mirë.!

Po çfarë u ke bërë qenve, pyeti Mbreti i habitur?!

Unë u shërbeve këtyre qenve me përkushtim vetëm 10 ditë, por ja që këta qenë nuk e harruan shërbimin dhe përkushtimin tim.

Ndërsa juve, Lartmadhëri, ju kam shërbyer plot 10 vjet por ju e harruat shërbimin dhe përkushtimin tim vetëm për shkak të një gabimi, u përgjigj Ministri!

Mbreti uli kokën dhe urdhëroi që Ministri të lirohet …

Ky rrëfim i dedikohet nga zemra secilit njeri ; mos harro të mirat e njerëzve vetëm për shkak të një rasti apo situate që mund të tejkalohet.
Mos e harro të kaluarën e bukur vetëm për shkak të një mospëlqimi, ashtu që të mos i humbisni kujtimet dhe personin tuaj më të dashur.

Zogjtë i hanë milingonat, por kur të ngordhin zogjtë, milingonat i hanë ata.
Rrethanat mund të ndryshojnë … Andaj kujdes, mos e nënçmo dhe mos e nënvlerëso askënd.
Njerëzit shpesh e lavdërojnë ujkun edhe pse ai është i rrezikshëm për ta, ndërsa e nënçmojnë qenin edhe pse ai u bënë roje.

Shumë njerëz përbuzin atë që u shërben dhe respektojnë atë që i përbuz…