Skena e kongresit gjatë një çasti relaksi dhe telegrami i çobanit

Nga Kastriot Dervishi

Bariu komunist në Taç të Kolonjës e ndjente për detyrë të përshëndeste kongresin e partisë në nëntor 1986. Me telegram të posaçëm uroi kongresin e 9-të të PPSH-së dhe mori angazhim të plotësonte detyrat që shtroi kongresi. Në morinë e telegrameve që gjenden për kongresin e 9-të është administruar edhe kjo e njeriut të ri që nga mali emocionohej se Shqipëria ishte në rrugën e qoftëlargut.

Telegrami

Kongresit të 9-të të PPSH-së, Tiranë

Nëpërmjet televizionit pashë çeljen e kongresit të 9-të të partisë dhe dëgjova raportin që mbajti shoku Ramiz Alia. Ndjeva edhe njëherë vendosmërinë e partisë tonë për të ecur në rrugën e Enverit. Për ta lulëzuar e begatuar atdheun tonë socialist, për lartësimin më tej të prestigjit të Shqipërisë socialiste në botë.

Unë si bari, duke dëgjuar detyrat që na vuri ky kuvend kam vetëm një zotim: t’i bëj realitet detyrat e shtruara në një kohë sa më të shkurtër.

Bariu komunist Abas Jashari, Taç, Kolonjë

Burimi: 55News.al

Advertisements
Advertisements