Në vitin 1988, në festivalin e  27-të të këngës në Radio Televiozionin Shqiptar, kënga fituese e cila bëri shumë bujë dhe u pëlqye nga të gjithë ishte e Parashqevi Simakut por nuk ngeli pa u përmendur dhe kori i fëmijëve. Por ku ndodhen sot ata?

Pas 29 vitesh 2 protagonistet kryesore të atij kori, Dorina dhe Erisa rrëfejnë emocionet e përjetuara gjatë natës së festivalit.

Të ftuara në “Pasdite në Top Channel” ato tregojnë se “përveç njerëzve që na shikonin, vetë kënga kishte shumë emocion”.

E me të vërtet “E dua lumturinë” nga Parashqevi Simaku përcolli një emocion në zemrat e teleshikuesve, këngë e cila nuk mund të harrohet edhe sot e kësaj dite, shkruan “Lapsi.al”.

Dorina tregon se u shkëput nga muzika dhe zgjodhi të vazhdonte ekonomikun, ndërsa Erisa e cilësuar si vajza e preferuar e Parashqevisë ndryshe nga shoqja e saj mbaroi liceun për klarinetë.

Marrë nga Revistwho.com