Marianthi Xhako-Qemo
Marianthi Xhako-Qemo

Xhako njihet si regjisorja e parë që ngriti lartë kinematografinë shqiptare. Ajo ka lindur në Berat ku edhe i ka marrë mësimet e para, ndërsa pas përfundimit të shkollës së mesme ka vazhduar studimet në Moskë për regjisurë.

Marianthi Xhako në vitin 1960 ka filluar punën si regjisore në kinostudion “Shqipëria e re”, dhe ka punuar mbi 60 filma dokumentarë. Ndër ta vlen të theksojmë : “Qyteti i një mbi një dritareve”- 1959 dokumentari me të cilin Xhako mbrojti diplomën në Bashkimin Sovjetik. “Reportazh nga Kurbneshi”, “Burim i pashtershëm”, “Nënë Shqipëri”, “Viti 1924”, “Margarita dhe Kristaqi”, “Hasan Prishtina”, “Piktori Buza”, “Tefta Tashko”, dhe shumë të tjerë.

Xhako ka fituar shumë çmime ndërkombëtare me dokumentarët e saj, poashtu për artin e saj kinematografik është dekoruar edhe me çmimin  e madh shqiptar “Artiste e merituar”, shkruan Gazeta Metro

Ajo, përveç  si regjisore njihet edhe si një grua frymëzuese me një ndjenjë patriotike, duke  qenë një ambasadore e denjë e shqiptarëve kudo që ka shkuar.

Regjisorja Marianthi Xhako-Qemo ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, në qershor të këtij viti. Poashtu ajo njihet si “zonja e dokumentarëve” duke hidhur e para dritë në këtë fushë në Shqipërinë e vjetër.

Marianthi Xhako-Qemo ndërroi jetë në moshën 81 vjecare ne vitin 2017