Nga Bamir Bebeziqi*

URT ka qene nje uzine e lidhur ngushte me Durresin, qytetin tone, uzine qe nuk kishte inxhinier elektronik, mekanik apo elektrik, matematicien e fizikan, teknik TV-je e radioteknik, qe nuk kishte deshire te ishte pjese e saj.
Me thoni nje njeri ne Shqiperi, qe nuk eshte ulur te shikoje, te pakten nje here TV te prodhuar nga URT, te degjoje te pakten nje here radion Iliria, apo radiot e prodhuara nga ajo uzine?

Me ka rene rasti te punoj ne teknologjite me moderne te botes, te punoj me inxhiniere e teknike nga me te miret ne bote, por e them me plot bindje, qe inxhineret e tekniket tane te URT nuk kane ndonje dallim prej ketyre, me te cilet une punoj e kam punuar.
E te gjithe ato inxhiniere e teknike, ishin produkt i vetem nje shkolle, i shkolles shqiptare.

Ne viziten time te fundit ne Durres, im vella me con tek nje shtypshkronje e vogel. Eca ne nje rruge qe e kisha bere mijra here, u futa midis disa pallateve e perfundova ne nje vend qe e kujtoja mire. Ishte pikerisht vendi kur dikur ishte banjo moderne e kallajit ku punonin Mico me Kelin. Po ajo strukture, po ato dritare dhe kujtesa filloi te punonte e pyetjet me dilnin:

Perse duhej te shkaterrohej ajo uzine?
A mundeshim ta ruanim?
A ishte e mundur ta benim uzinen prodhuese e konkuruese ne treg?
Ne vitin 91’ nje kusheri i vjehrrit tim vjen nga USA sebashku me nje bisnesmen amerikan.

Ideja e tyre ishte te prodhonin telefona e pajisje komunikimi, qe ishte nje ide e bukur per kohen. Te gjithe mendonim se me hapjen e Shqiperise do vershonin firmat e huaja e ne do perdornim, vetem pervojen inxhinerike e teknike, duke anashkaluar aparatet e teknologjite, pasi mendonim se ishin jo moderne, jo high tech. Ne bisede, i them mikut amerikan se keto gjeneratoret e oshiloskopet jane te vjeteruar e jo bashkohore.

Luli, nje inxhiner me plot experience qe kishte qene shume here jashte shtetit me kundershton e me thote:
” Jo Bamir, keto pajisje jane moderne, bashkekohore, pasi kam pare shume jashte e teknologjia jone eshte konkuruese.”

Pata fatin qe ne vitin 2002 te filloja pune ne nje kompani qe ishte nje miniature e URT. Aty pashe te njejtet instrumente e te njejtit aparate, bile me te hershem ne llojin e tyre e mu kujtua ajo nderhyrja e inxhiner Lulit ne ate kohe.
Atehere kush ishte aresyeja qe URT nuk mundi te mbijetonte?
Sot, mund te jap pergjigjen.

Nuk eshte as agjentura qe nje ish kryeminister permendi, as amoku per te shkaterruar cdo gje qe ishte ndertuar nga regjimi i meparshem, por sistemi i ri ekonomik qe ne perqafuam te gjithe, ekonomine e tregut ku cdo gje percaktohet nga kerkese- oferta.

Sistemi i ri ekonomik ishte nje levizje me detyrim percaktim qe vendet e zhvilluara i impononin vendeve te sapodala nga komunizmi, duke i premtuar investime e teknologji te reja, pasi egzistueset nuk plotesonin kushtet e cilesise, apo ambjentalisteve. Kerkoheshin me mijra dollare per tu certifikuar qe prodhimet tona te shiteshin ne tregjet jashte. Keshtu qe kompanite e vogla vecanerisht ato ne vendet e Europes Lindore kishin si destinacion vetem vdekjen.

Ne Poloni, njerezit me te urryer sot jane ato qe propoganduan e realizuan ne praktike terapine e shokut e cila te paren qe shkaterroi ishte kantieri Gdanskut
Kantieri lavdishem, ku filloi edhe levizja “Solidarnost”, ne ate kohe kishte 40000 puntore e ndertoheshin e riparoheshin anije me tonazhe te medha. Sot ka perfunduar ne nje magazine te shkaterruar, ku mezi punojne 2000 puntore, jo per ndertim anijesh, por prodhime te tjera.

Uzinat ne Poloni, qe prodhonin vagone treni udhetaresh e mallrash, kamione e vetura, pajisje e makineri te renda per bujqesine, bonifikimet e miniera nuk funksionojne me. U shiten per nje grusht dollare e sot Polonia, nuk ka c’te prodhoje, por vetem tregeton krahun e punes e mendjen.
Ne bisede me miqte e mij, me polakun Jan, apo rumunin Viktor, te dy thone se pasi Polonia e Rumania u bashkuan me BE, te vetmet investime qe BE ka bere, jane linjat e prodhimit qe shfrytezojne krahun e lire, por nuk eshte investuar aspak ne zhvillim e kerkim, Research & Development sic quhet ne English.

Terapia e famshme shokut ishte teori e krijuar diku, per te shkaterruar industrine e vendeve te lindjes e per t’i perdorur keto vende, vetem si fuqi puntore e vend per shitjen e prodhimeve te tyre. Me dhjetera e mijra inxhiniere e specialiste te edukuar ne shkollat e lindjes emigruan ne vendet e zhvilluara, e sot jane kudo ne kompanite me te medha e te fuqishme, ku japin kontributin e tyre, pra terapia e shokut me gjithe zbatuesit e tyre pati rezultatet e saj.

Pra fundi i URT tone ishte rrjedhoje e terapise se famshme te shokut e kushteve te reja, te ekonomise se tregut.
Inxhineret e specialistet e saj, qe kishin kontribuar nder vite per ate uzine, ju futen, disa bisnesit, disa politikes, disa moren rruget e emigrimit e sot nuk ka as me te voglen shenje, ku te pakten te thuhet:

“Ketu ne kete vend ka qene nje uzine dikur, ku kane derdhur djersen me shume se nje mije specialiste e puntore, per te prodhuar televizorin e radion, me te cilet kemi thyer izolimin e asaj kohe.”

*ish-inxhinier i URT-së

Marrë nga një postim në rrjete sociale i Bamir Bebeziqit. Titulli i shkrimit i DurrësLajm

/portali DurresLajm/

Burimi: Durreslajm.al