Nostalgji për mënyrën se si festohej dikur Viti i Ri.
Gazetari Ergys Alushi ka publikuar një foto që daton në fundit e 1960-ës, duke përshkruar gjithë atmosferën e festës, njësoj sikur të ishte sot.
“Qyteti zbukurohej që në ditët e para të dhjetorit, jo vetëm në sheshe e rrugë, por edhe në hyrje e në brendësi të ndërmarrjeve.
Ka rënë nata 31 dhjetorit 1960 e bën ftohtë, po nëpër rrugët e qytetit të Vlorës ka shumë lëvizje. Nëpër familjet janë shtruar tryezat. Nënat, nuset e vajzat e rritura si amvise të mira përgatisin darkën.
Por tani është akoma shpejt për gostitë e Vitit të Ri, sepse nëpër kopshte, ndërmarrje ekonomike e institucione të tjera vazhdojnë ceremonitë e Vitit të Ri.
Në klubin e kulturës “Perlat Rexhepi” mbi 200 fëmijë nga më të dalluarit në mësime janë ftuar në mbrëmjen qëndrore tradicionale të fundvitit.
Më vonë pothuaj sheshi i flamurit është i heshtur. Secili ka shkuar ta festojë Vitin e Ri në familje.
Afro 100 të rinj dhe të reja festojnë Vitin e Ri me diplomën e universitetit në xhep.
Historia vazhdon…”

Burimi: Newsbomb.al