Nga Pirro Minella Millona

Nostalgjia e kinemase!!!!!

…..Sa here shkoj ne Elbasan, sapo zbres ne qytet menjehere me vene syte nga Pallati gjigan, ku ka zene nje hapsire te madhe goxha Big Market. Me kap nostaligjia e atyre viteve te para te demokracise.

……..Ne qytetin e Elbasanit kishte dy kinema, nje ne qender qe njihej si kinema 11 Nentori dhe nje tjeter ne lagjen Vullnetari. Filluan edhe proceset e privatizimit te godinave ekzistuese. Keshtu kinema Vullnetari u privatizua dhe sot nuk ka as nam e nishan.

Edhe kinemase 11 Nentori, i erdhen rrotull shume shpejt per ta privatizuar edhe ate. Kishte presione nga te gjithe krahet por Kryetari i Bashkise nuk ishte dakort dakort dhe nuk u prish.Edhe vete une isha perkrahes qe te mos prishej kinemaja per nje qytet te madh si Elbasani, i duhej. 

U mendua qe te jepej me qira dikujt qe te vazhdonte aktivitetin e saj, duke ruajtur ato fuksione. 

Dhe keshtu u veprua u dha per 40 mije leke te vjetra ne muaj, te cilet e vazhduan aktivitetin si kinema. Ishte nje salle e madhe e bukur dhe qe sherbente edhe per konferenca e mbledhje te ndryshme edhe per subjektet politike dhe akvititete te ndryshme.

Holli i kinemase u shndrua ne nje kafe per dashamiret e tij. Edhe pas disa vjetesh u ruajt kinemaja. 
Deri sa kohet e fundit me ne fund u dorezua ne duart e sipermarresve private, qe ndertuan nje pallat te madh. 

Kuptohet qe fitimi eshte shume i madh edhe nga qeraja e Big Marketit ka fitim te konsiderueshem , por nuk ka me kinema 11 Nentori aq e bukur qe qendronte aq hijerende aty dikur…../Naishtedikur.info

Elbasan, kinema 11 nentori, vitet 80