Askush më i mirë se Steven Spielberg nuk mund të shpjegojë se pse të gjithë janë të obsesionuar pas viteve ‘80. Regjizori i famshem amerikan Spielberg ne programin “ Ready Player One” ne Australi tregon se “ishte një dekadë në të cilën nuk ekzistonte stresi”.

Ka modele dhe epoka që, përkundër kalimit të kohës, mbeten të fiksuar në mendjen dhe zemrën e atyre që i kanë jetuar ato. Në këtë drejtim, në vitet e fundit ka pasur një kthim në të kaluarën: televizioni, kinemaja, madje edhe sistemi i modës në fakt kanë ringjallur modelet e viteve ‘80, objektet dhe trendet që kanë karakterizuar ato që tani janë bërë vitet më të mira të shekullit të kaluar: “Vitet ’80.”

Vitet ’80 therasin, Spielbergu përgjigjet!

“- Unë mendoj se ne jemi nostalgjik për vitet ’80, sepse ishte një dekadë kur stresi nuk ekzistonte. Çdo gjë ishte e thjeshtë, e padëmshme, stili dhe muzika e atyre kohërave – Duran Duran, Eddie Van Halen – ishte fantastik!

– Ishte epoka e Ronald Reaganit. Ne kishim një aktor si president, presidenca e tij nuk ishte jashtë vendit, përkundrazi, kishte kuptim edhe për mua qe kam qenë gjithmon demokrat.

– Mendoj se çfarë po ndodh tani në botë dhe kur Ernie [Ernest Cline, n.d.r.] ka shkruar librin na bën të mendojmë se ka pasur kohë më të mira në të kaluarën dhe pothuajse na detyron të dëshirojmë të kthehemi në atë që ishin vitet ’80.”

Dhe natyrisht Steven Spielberg, një nga regjizoret më të famshme në botë, i cila ka bërë epok të artë në vitet ’80. Mjafton që të kujtohen filmat si “ Jashtëtokësor”, apo “ Indiana Jones” dhe të kuptojmë se Spielbergu është e lidhur me atë epokë te arte te tije./VloraLajme.net