Ishte arsimtar, publicist, gazetar e shkrimtar shqiptar. Petro Marko ka lindur në Dhërmi, më 25 nëntor 1913 dhe ka vd, ekur në Tiranë, më 27 dhjetor 1991, ku edhe është varrosur sipas amanetit, pa ceremoni.

Me të kryer filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.

Pas mbarimit të shkollës iu desh të endej gjatë në Tiranën e asaj kohe, në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hil Mosin, asokohe ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas, transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi.

U detyrua të largohej për herë të parë, në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politikë të atjeshëm, me në krye dr. Omer Nishanin. Më pas, niset për në Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu.

Kthehet në atdhe, pas ardhjes së qeverisë liberale të Mehdi beut, në verën e vitit 1935.

Në përfundim të Luftës Antifashiste, në vitin 1944, Petro Marko kthehet ne Shqipëri, duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve tjerë, në kohën kur këta kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bas, tiset nga trupat serbe.

Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga push, katimi, lirohet më 15 maj 1950; 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori” dhe më 1973 i hiqet e drejta për botim.

Më 1975 i bu, rgosin të birin, Jamarbrin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980, si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuan dhe nuk u botua. Kjo, për të vetmin shkak, se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit, me fillimin e diktaturës e sidomos, kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. Më 27 dhjetor 1991, vdes dhe varroset sipas amanetit, pa ceremoni. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 e dekoroi Petro Markon, me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Dy romanet e tij të para, Petro Marko “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60, është shenojnë një kthesë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Rrëfimi, pjesërisht në vitet ’40-të dhe ’50-të, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu, në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga miz, oritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik që ai reflekton në tërë veprat e tij.

Në veprën e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur, për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të pers, ekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak, merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky, që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë ta botonte.

Vepra:

Hasta la vista (1958) [2]

Qyteti i fundit (1960) [2]

Një emër në katër rrugë

“Ara në mal” – roman

Nata e Ustikës (1989)

Shpella e piratëve- roman

Vepra autobiografike

“Horizont” – roman

Fantazma dhe plani

Çuka e shtegtarit

Një natë dhe dy agime

“Stina e armëve” – roman

“Halimi” – roman

Shpella e pirateve

“Tregime” – tregime

“Gazetari, mbreti e uria” – – roman

“Retë dhe gurët” – 2000

Ultimatumi – 2002

Tregime të zgjedhura – 2003

Vlerësime:

Mjeshtër i Madh i Punës – 1998

Penda e Artë – 2000

“Qytetar Nderi” i Vlorës – 2002

Urdhri “Nderi i Kombit” – 2003

Burimi: Konica.al