Poezi nga Agim Doçi

O Xhod i dashtun dhimbsunisht,
Ti yll i artit dhe i aktrimit,
Do na mungosh vlla pafundsisht
E s’do harrohesh n’magjin e filmit

Ti mban mbiemnin e nji Heroi
Që mban piskama e Jakup Ferrit
Xhevdet i dashtun nuk të harroi
I Madhi Mjeshtër simbol i Nderit.

Mi thave lotët o Xhod i shtrenjt
Nuk di të qaj KUJE vëllaaa…?
Nata Shnda Ndout si Nata shenjt
Të çon tek Engjejt në ato krah’..

Poezi kushtuar aktorit të njohur Xhevdet Ferri që u nda nga jeta disa ditë më parë, vargje të thurura aq bukur dhe me ndjesi nga Agim Doçi/Naishtedikur.info