Kanë kaluar plot 34 vite që kur “Taulanti kërkonte një motër”. Regjizorja e filmave kryesisht për fëmijë Xhanfize Keko përzgjodhi dy fëmijë si protagonistë kryesorë të këtij filmi, aq të dashur në ato vite. Donald Kokona, në rolin e Taulantit, dhe Sabiela Agushi luajti në rolin e Olës.

Vajza që luajti rolin e Olës quhet Sabiela Agushi. Ajo sot ndodhet në Gjermani, ku është e martuar me një shtetas gjerman. Por edhe pse ka krijuar familjen e saj në Gjermani, Sabiela si shumica e shqiptarëve të larguar, kthen kokën pas e sheh nga vendlindja.

Ajo ndan shpesh në rrjetet sociale çdo ngjarje pozitive nga vendi i saj, madje edhe momente gëzimi nga fitoreve të Kombëtares së futbollit.

Burimi: Aktoret Shqiptare