Ora me pulë!
Goçja dhe nënoja e kishin të shënjtë. Ajo ish një orë kineze që punonte me kurdisje të mos ndalonte.

Goçja, gjyshi im, i kish bërë një kutizë dhe e kish futur atje me një tel të fortë përpara që të mos binte kur pula çukiste sekonda, minuta dhe orë!Sa herë shkoja në fshat e ndiqja me dëshirë ritualin në mbrëmje.

Nënoja vinte nga hauri me tenxhere mbushur me qumësht dele dhe lope dhe Goçja çohej e nxirte “pulën”nga kafazi dhe e kurdiste që të nesëmen në pikë të sabahut të çohej e,akoma me hënen nëpër këmbë, të shkonte pranë lumit e të mbillte shelgje e të kapte peshq. Ndërsa nënoja të zinte në magje brumin për bukë.

Oh, çmall më nxore moj ora me pulë! Goçja, gjyshi im nga nëna, shiti një dele që të kish ty! Unë s’ kam ç’të shes!