Nga Vepror Hasani

Besojmë të mos gjendet asnjë shqiptar, i cili të jetë përzier në çështjet kombëtare dhe të mos e ketë njohur Orhan bej Pojanin apo, së paku, të mos e ketë dëgjuar për emrin e tij. Orhan Pojani ishte një nga figurat karakteristike, një nga njerëzit e pakë të Shqipërisë që kanë një qenë një me lëvizjen e kombit tonë. S’ka çështje, s’ka vepër shqiptare kombëtare në të cilën të mos ish përzjerë ky atdhetar. Mundemi të themi se jeta e tij filloi atëherë kur fillon lëvizja për fillimin e të drejtave tona kombëtare dhem baron në kohën kur këto të drejta janë të fituara me siguri të plotë.

Orhan Beu është lindur në Pojan më 1846, domëthënë, sot nuk ishte më tepër se 67 vjet. Jetën, po thuaj të tanë e shkoi në Korçë. Hi, dhërimet e gëzimet e këtij qyteti ishin hi, dhërimet dhe gëzimet e Orhan Beut dhe gëzim dhe brenga e zemrës së tij, ishin gëzimi e brenga e Korçës.

S’do të gjejmë dot, sado që të kërkojmë shumë pleq shqiptarë, të cilët porsi Orhan Pojani të jenë aq të dashur, aq të lavduar e aq të nderuar si ish i ndjeri atdhetar q’e sosi jetën në mezin t’onë të premten më 28 të këtij moti. Pasi vojti, aq sa mund të banin turqit që të vuajë një shqiptar që përpiqej me sa mundej për të drejtat e kombit të vet.

Orhan Beu pat fatk, eqësinë ta shohë e ta ndijë edhe zgjedhën e grekëve në qytetin e tij të dashur. S’ka dyshim se hi, dhërimet që i shkaktuan këta ar, miq të Shqipërisë bënë që shëndeti i tij i pakët të dobësohet më fort. Por, i ndjeri nuk mundi t’i mbyllë sytë përgjithmonë pa e parë njëherë atë shenjë që përfaqëson lirinë shqiptare, liri të cilën e kishte adhuruar gjithë ditët e jetës së tij.

“Tani që pashë edhe unë këtë flamurin me shqiponjë, tani mund të më marrë zoti; jam i lumtur!”

Këto janë fjalët që na i tha neve që e njihnim dhe e donim si atin tonë. Zoti ia dëgjoi fjalën. Vetëm tri ditë rrojti në Vlonë, në tokën e Shqipërisë së lirë. Sepse qe i sëmurë, s’para dilte nga shtëpia. Por as sëmundja, as lutjet e atyne që kish përqark nuk mundën ta mbajnë mbyllur brenda në shtëpi, ditën kur Vlona dhe e tanë Shqipëria e lirë kremtonte ditën e ngritjes së flamurit. Ky njeri kish vojtur një jetë të tanë që të shohë një ditë të këtillë; qysh pra të rrijë mbyllur n’odë, kur trupi i ka aq fuqi sa i duhej që të dalë njëherë përjashta ta shohë e ta dëgjojë e të ndjejë gëzimin e Shqipërisë për lirinë e atdheut?

Dolli, shëtiti pak, më këmbë, pastaj vajti për urim në katundari, (Bashki) dhe atje ndenji disa minuta, ndenji për të mos u ngritur kurrë më kambë. Sëmundja, lodhja përshtypja ma fort, ia muarë fuqinë e pakët q’i kish mbetur duke i dhanë fund jetës së tij të paharrueshme.

Asht kot ta tregojmë përshtypjen që bani kjo vd, ekje ndër të afërmit e të njohurit e tij. Dhemka dhe trishtimi i tyne s’mund të tregohet. Trupin e të ndjerit, nga Katundaria e shpunë në shtëpinë e z. Prefekt të qytetit. Gjithë parësia e Vlonës, korçarët që gjenden këtu e shumë e shumë shqiptarë të tjerë ardhën të tregojnë hi, dhërimin e vet dhe të ngushëllojnë të birin, Syrja bej Pojanin dhe t’afërmit e tjerë

Mbulimi u bë ditën e dytë, përpara drekës, me një mënyrë fort të lavdueshme. Fort shumë shqiptarë ardhën pas qivurit gjer në vendin e qetërisë së përjetshme. Ishin faqas të gjithë zotërinjtë ministra si dikur dhe gjithë nëpunësit të parë të qytetit

Për të parën herë një tog ush, tarësh shqiptarë i bënë ndërimet ush, tarake që u bëhen të vd, ekurve të shënuar

Z. Kristo Floqi, Kryetar i Gjykatores së Vlorës, korçar, q’e ka njohur mirë të ndjerin atdhetar, bani mbi v, arr një fjalë fort të bukur e të ndjer mbi jetën, punën e fundit e ati q’e va, rronin
kështu mbaroi jeta e atij shqiptari plak që le një vend bosh në mes tonë dhe në zemrat e atyne q’e njohën një pl, agë të pash, ërueshme.
(Përlindja e Shqipërisë, Vjet i I, N. 27, e mërkurë 20/3 vjesht’ e III, 1913, f. 5) /Naishtedikur.info

Nga Vepror Hasani