Në fundin e viteve ’70-të, teksa shkruante veprën e tij të famshme “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare as mund t’i shkonte kurrë ndërmend se ajo gjë kishte ndodhur vërtetë vetëm disa vjet më parë në një qytezë të vogël jo shumë larg Tiranës, ku Luan Maluka (me origjinë nga Kolonja), do të arrestohej në Laç të Kurbinit dhe do të dënohej me shtatë vjet b, urg politik, pikërisht vetëm pse kishte parë në ëndërr Enver Hoxhën?! Maluka-t, familje e pasur dhe bejlerë të Kolonjës, mbështetës së Monarkisë së Zogut, veç të tjerave njiheshin edhe si themelues të qytetit të Ersekës, por pas ardhjes së komunistëve në pushtet në nëntorin e vitit 1944, për ta do të fillonin ditë të zeza.

Luan Maluka, një artist i lindur, kërkohej nga estradat profesioniste Krahas punës si hekurkthyes, ku vlerësohej si një mjeshtër i vërtetë, në ato vite Luani frekuentonte dhe merrte pjesë edhe në estradat amatore të klasës punëtore kur organizoheshin olimpiadat e ndërmarrjeve. Pasi ai ishte një artist i lindur si aktor i talentuar i humorit, por dhe një akrobat i shkëlqyer, me një fizik të fortë që kishte marrë pjesë edhe në disa ndeshje boksi duke garuar me sukeses deri sa ai sport u mbyll në fillimin e viteve ’60-të.

Me një mimikë dhe plastikë të fytyrës si të një aktori të sprovuar komik të kinematografisë, xhestikulacione dhe ushtrime cirku si në planin e forcës ashtu dhe në ato të ekuilibrit, nga mesi i viteve ’60-të e në vijim, Luani do të zgjonte interesin e disa regjisorëve të estradave profesioniste, si Tirana, Shkodra, Elbasani etj, që kërkonin ta bënin pjesë të trupave të tyre, pasi shihnin tek ai një aktor me prirje dhe formim të gjithanshëm.

Por prejardhja familjare dhe problem i biografisë, nuk e lejuan Luanin që ai të radhitej krahas aktorëve më në zë të vendit, ku një pjesë prej tyre e donin dhe e ftonin herë pas here për të marrë pjesë në premiera të ndryshme që ata vinin në skenë. Kështu Luani mbeti vetëm një aktor amator i humorit që merrte pjesë vetëm në estradat e ndërmarrjeve në aktivitet e ndryshme të klasës punëtore që organizoheshin asokohe çdo vit nën parullën e Partisë “Ta bëjmë artin pronë të masave”.

Me estradën e Laçit, fituese e çmimit të Republikës

Në këtë kuadër, Luani bashke me disa amatorë të tjerë, aktorë, këngëtarë dhe instrumentistët, si: Zija Kurti, Muharrem Loci, Agim Ibrahimi, Preng Marashi, Benedete Miloti Gjergji, Raqi Tase, Hamza Nuredini, Vladimir Ndini, Mira Bala, Virgjinush Kollçinaku, Gëzim Xhako, Engjëll Kurti, Ali Allamani, Asllan, Famtir dhe Astrit Zorba, etj., etj., në e fillimin e viteve 70-të formuan estradën amatore të qytetit të Laçit, e cila nën drejtimin e regjisorit të njohur, Rifat Poga, zuri vënin e parë në shkallë republike në konkurrimin e grupeve amatore. Falë edhe këtyre aktorëve të talentuar si Luani, Zija Kurti etj, Rifat Poga bëri emër të madh si regjisor, aq sa ai në fillimin e viteve ’70-të u emërua si regjisor i Estradës Profesioniste të Shtetit në Tiranë, ku shkëlqeu me punën e tij për disa vjet me radhë. Por Luan Maluka nuk merrej vetëm me estradat amatore si aktor i humorit, pasi ai kishte dhe pasione të tjera në jetë, siç ishin librat dhe letërsia.

Luani, shok i Bilal Xhaferrit, drejton rrethin letrar të Laçit Luani ishte një nga themeluesit e rrethit letrar të qytezës së Laçit që në mesin e viteve ’60-të ku bashkë me të merrnin pjesë edhe shkrimtari i njohur që vinte nga klasa punëtore, Siri Sulejmani, Sadri Ahmeti, Mehmet Isai, Andrea Martini, Maqo Trebicka, Vladimir Ndini, etj., të cilët ishin nën patronazhin e shkrimtarit të njohur Kol Jakova, që asokohe jetonte dhe punonte në qytezën e Laçit ku e kishte dërguar Partia me qarkullim. Pasionin për libra dhe letërsinë në përgjithësi, Luanit ia “injektoi” më tepër edhe shoku i tij i ngushtë, Bilal Xhaferri, gazetari dhe shkrimtari i njohur i asaj kohe, të cilin Luani e kishte pasur si ndihmës hekurkthyes në një nga kantieret e ndërtimit në Fushë Krujë dhe miqësia mes tyre vazhdoi gjatë deri sa Bilali u arratis nga Shqipëria në gushtin e vitit 1968. Po kështu nëpërmjet Bilalit, Luan Maluka kishte njohur edhe Musine Kokalarin, e cila asokohe ishte e internuar në Rrëshen, ku të dy shkonin herë pas here dhe e takonin fshehurazi atë.

Por edhe pse Luani deri diku arrinte të shfaqte talentin dhe pasionet e tij, sa me lëvizjet amatore ashtu dhe në rrethin letrar të Laçit, ai nuk mund të pajtohej me atë çka i ofronte jeta, pasi ai jetonte në një gjendje të vështirë ekonomike, duke mbajtur familjen (nënën, babanë dhe vëllanë, Robertin), vetëm me rrogën e tij. Po kështu nisur edhe nga prejardhja familjare (bejlerë të shpronësuar nga regjimi komunist dhe me babanë të dë, nuar politik), por dhe rrethi i tij shoqëror, si: Bilal Xhaferri, Mehmet Isai, Sadri Ahmeti, Andrea Martini, Dylber Zorba, Kolë Matusha, etj., etj., ku pothuaj të gjithë vinin nga “familjet e prekura”, Luani nuk nguronte të fliste me ta hapur apo me sarkazma kundër regjimit komunist. Kështu në këtë kontekst, kryesisht me shokun dhe mikun e tij të ngushtë, Mehmet Isai (me origjinë nga Kolonja dhe antikomunist i thekur), më të cilin punonin bashkë si hekurkthyes në kantiere të ndryshme të Ndërmarrjes së Ndërtimeve Industriale të Laçit, Luani nuk ia përtonte të bënte “humor të hidhur” dhe “me spec” duke vënë në lojë regjimin komunist në fuqi, sa herë që u jepej mundësia.

Endrra e Luan Malukës me dhëmballën e Enver Hoxhës Kështu p.sh. Mehmeti i thoshte Luanit se: “Sa i bukur është dielli në Perëndim….?!”, apo kur Luani “ia mbushte mendjen” Mehmetit, duke i thënë se parullat masive “30-vjet PPSH”, që mbushnin kudo fasadat apo faqet e kodrave, pse mos të kuptoheshin dhe lexoheshin ndryshe edhe si: “30-vjet punë pa pushim…”, etj, etj. Gjëra të cilat ata i bisedonin edhe me të tjerë dhe ato biseda shkonin në “vendin e duhur”, por Luani “do ta mbushte kupën” kur ai pa në ëndërr “shokun Enver”. Kështu në një mëngjes në një nga lokalet e qytetit të Laçit (Klubi i madh), teksa pinin kafe dhe konjak me Mehmeti Isain, Luani i tregoi atij se ishte “shumë i shqetësuar”, pasi kishte parë në ëndërr “shokun Enver”, sikur i dhimbte shumë dhëmballa dhe ai “nuk kishte mundësi ta ndihmonte”, pasi pincat e hekurkthyesit nuk ishin shumë të mprehta. Ndërkaq, Mehmeti ia ktheu: “Po mua të ma kishe sjellë o ty mbylltë e mendjes…., se ti e di se sa të reja i kam pincat…”, dhe ia nxori ato mbi tavolinë, pasi Mehmeti dhe Luani nuk i hiqnin kurrë nga brezi ato. Kjo bisedë “me zarar” mes tyre e bërë diku nga viti 1974, nuk u mbyll aty, pasi ata do ta bisedonin edhe me të tjerë, ku dikush e çoi “atje ku duhej” dhe ajo do të bëhej shkak që ata të prangoseshin nga Sigurimi i Shtetit, fillimisht Mehmeti dhe më pas në mars të vitit 1975 edhe Luani. Disa kohë më parë ishte arrestuar dhe shoku i tyre, Andrea Martini, ndërsa pas Luanit e Mehmetit u arrestuan edhe Dylber Zorba, Sadri Ahmeti dhe Kol Matusha.

Dënimi i Luanit me shtatë vjet b, urg politik Pas një hetuesie të gjatë në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të Krujës (prej nga varej Laçi para viteve ’90-të), Luani dhe Mehmeti do të dënoheshin përkatësisht me nga shtatë vjet b, urg për agjitacion e propagandë. Vlen për t’u theksuar qëndrimi i tyre në gjyq kur i ballafaquan dhe sarkazma që Mehmet Isaj vazhdonte të bënte dhe aty në bankon e të akuzuarit?! Kështu kur kryetar i gjykatës e pyeti Mehmetin se se çfarë bisedonin ata me njëri tjetrin, Mehmeti iu përgjigj: “Asgjë nuk bisedonim, ne vetëm qeshnim”. Ndërkohë kryetari i gjykatës në kulmin e nervave, duke bërtitur vazhdoi: “Po si ka mundësi i pandehur, ju vetëm qeshnit…?!” Dhe Mehmeti me një qetësi olimpike që po ia shkatërronte nervat trupit gjykues dhe prokurorit, ia ktheu: “Po pse habiteni zotërinj të trupit gjykues, pak kishte dhe ka për të qeshur këtu tek ne….” Luani dhe Mehmeti u dë, nuan me nga shtatë vjet bu, rg, të cilat Luani i vuajti kryesisht në kampin e Spaçit, ku të gjithë bashkëvuajtësit e tij e kujtojnë dhe e vlerësojnë atë për qëndrimin dinjitoz që ka mbajtur gjatë kohës së dënimit, duke e konsideruar si një nga heronjtë e rezistencës antikomuniste të Spaçit që nuk bëri kurrë kompromis me të keqen dhe regjimin.

Luani kryesoi Shoqatën e të Pë, rndjekurve dhe bu, rgosurve Politikë të Laçit Luani u lirua nga bu, rgu më 13 qershor të vitit 1982 duke e vuajtur të gjithë dënimin dhe me shumë peripeci gjeti përsëri punë si hekurkthyes, pasi si mjeshtër që ishte ja kishin shumë nevojën. Pas daljes nga bu, rgu, Luani nuk e pati fare problem të takohej dhe të vazhdonte shoqërinë me mikun e tij të vjetër, Mehmet Isai, edhe pse ai (Mehmeti) ishte dhe mbeti një “reaksionar dhe armik i betuar i regjimit komunist”, jo vetëm gjatë vuajtjes së dënimit ku pjesën më të madhe e kaloi në spital se ishte gjysmë i paralizuar, por edhe pas lirimit nga bu, rgu ku u rikthye në qytetin e Laçit duke jetuar për shumë kohë i vetëm në një barake eterniti të mbuluar me katrama në periferi të qytetit afër fushës së sportit. Gjatë vuajtjes së dënimit, Mehmetin e ndoqi pas nëpër bu, rgje, vetëm nëna e tij plakë, (pasi Mehmeti nuk krijoi dot familje), e cila shiti të gjithë librat e Mehmetit te dyqani i mbledhjes së letrave, për t’i çuar ndonjë ushqim të birit pasi ai nuk kishte asnjë ndihmë tjetër.

Pas përmbysjes së regjimit komunist në fillimin e viteve ’90-të Mehmet Isai erdhi në Tiranë ku edhe pse në një moshë të madhe vazhdoi Fakultetin Juridik (ditën) ku pas diplomimit për disa vjet ushtroi punën si noter, ndërsa Luani vazhdoi të qëndronte në qytetin e Laçit, ku krahas punës si hekurkthyes, drejtoi për disa vjet edhe Shoqatën e të Dë, nuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Laçit së bashku me Vlash Pirolin. Pas shumë vuajtjesh dhe peripecish, Luani ndërroi jetë në vitin 2017 në qytetin e Laçit pranë familjes së tij, (aty ku u vendos për herë të parë në fillimin e viteve ’60-të), ndërsa miku dhe shoku i tij i ngushtë, Mehmet Isai, i ngrysi në vetmi ditët e fundit të jetës në Tiranë, duke u përcjellë për në banesën e fundit nga pak të afërm dhe bashkëvuajtësit e tij. /Marrë me shkurtime nga TEMA/

Burimi: ShkodraWeb.com