Pablo Neruda nuk erdhi kurrë në Shqipëri, por në vargjet e një poezie që shkoi për vendin tonë gjen më shumë dashuri sesa mund të kenë të gjithë politikanët shqiptarë.
O Shqipëri e vogël, e fortë,
e vendosur dhe zëmjaltë,
teli i kitarës sate
‐ ujë dhe çelik i gjallë –
vjen e më t’i shtohet tingullit
të historisë,
këngës së kohës që s’ka të mposhtur,
me një zë bjeshkësh
dhe ndërtimesh,
aromash
dhe bardhësish,
këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve,
zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve.
Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti
ndërtimit të jetës mbi tokë…
xh.m.
Burimi: ShoqeriaCivile.com