Banorët e një fshati në Francë, kanë arritur deri aty sa të padisin një gjel, për faktin se këndonte herët në mëngjes.

Gjeli me emrin Moris, është bërë shumë i famshëm tashmë në medie, pasi është në diskutim një çështje që simbolizon ndarjen mes banorëve të fshatit dhe atyre që jetojnë në qytet.

Sipas çiftit të të moshuarve që e ka hedhur në gjyq, gjeli shkakton ndotje akustike.

Pronarja e gjelit, Corinne Fesseau, tha për CNN, se ankesat e fqinjëve për gjelin e saj në Oleron, nisën në prill të vitit 2017.

“Jetoj këtu prej 35 vitesh dhe kurrë, gjeli nuk ka shqetësuar njeri. Unë shpresoj që ata të cilët kanë ngritur padinë, ta kuptojnë se çfarë do të thotë jeta në fshat”, – ka deklaruar e zonja e gjelit.

Ndërkohë, vendimi i gjykatës pritet të shpallet në datën 5 shtator, të këtij viti./Konica.al