Kineastët dhe gjithë miqtë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit janë të trishtuar për humbjen e skenaristit Kiço Blushi. Në hapësirën e vetëm një dekade, Blushi shkruajti katërmbëdhjetë skenarët më me ndikim në epokën e Kinostudios, duke filluar me “Beni ecën vetë” (1975) të Xhanfise Kekos, dhe duke përfunduar me “Gabimin” e Drita Koçit (1986).

Mes këtyre viteve, Kiço Blushi shkruajti disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare: “Koncert në vitin 1936” (1978) të Saimir Kumbaro, dramën familjare të Dhimitër Anagnostit “Në shtëpinë tonë” (1979) dhe filmin epik me regji të Viktor Gjikës, “Nëntori i dytë” (1982). Blushi studioi letërsinë ruse dhe atë shqiptare, dhe përkushtimi i tij ndaj fjalës së shkruar është i dukshëm në gjithë punën e tij.

Z. Kiço Blushi krijoi personazhe dhe histori që do të jetojnë gjatë në kulturën shqiptare… Në nder të tij, po ndajmë pak sekuenca nga filmi më i shtrenjtë i prodhuar në periudhën e Kinostudios, “Nëntori i dytë”, i restauruar nga “Projekti i Kinemasë Shqiptare” (ACP), në laburatorin ColorLab të SHBA-së./Aktoret Shqiptare