… Adjutanti i gjeneral Hasan Rizas, trokiti në derën e eprorit të tij pa zbardhur ende mëngjesi i datës 8 tetor 1912 duke i dhënë lajmin se Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevojë për më shumë shpjegime. Dy orë me pas ai u njoftua se trupat Malazeze, ashtu siç pritej, qenë drejtuar për në Shkodër. Në mesditë gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur në Bardhanjore dhe po atë mbasdite mblodhi të gjithë komandantët e tij.

“Qyteti do të rrethohet së shpejti, por ky qytet nuk do të bjerë në dorën e malazezëve. Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë. Sot kemi 5 mijë trupa ushtarake, por mbi 20 mijë të tjerë janë duke ardhur në ndihmën tonë. Që sot fillon një betejë e vështirë, që asnjë nga ne nuk e di se sa do të zgjasë”. Atë ditë, nga të gjitha trupat e pritura, vetëm 10 mijë vullnetarë të Shqipërisë së Mesme, të prirë nga gjeneral Esat Toptani, kishin arritur të hynin në qytet. Mbi 2 mijë matjanë, të drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogolli, ishin shpartalluar nga serbët në Lezhë, ndërsa trupat ushtarake turke, të drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Jella, që gjendeshin në Berat, u gozhduan në fushën e Myzeqesë nga sulmi i perbashkët serbo-bullgar. Ai nuk priste më ndihma të tjera dhe me 15 mijë luftëtarë i duhej të përballonte një rrethim t’ashpër prej më shumë se 25 mijë malazezësh dhe një fuqi ndihmëse prej gati 30 mijë serbësh, që shumë shpejt do të bashkohej me ta. Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij, burgosën në Shpuzë një grusht patriotash që nuk donin m’ìu përulë sundimit sllav, 36.000 gjyle u hodhën mbi qytet, por Shkodra nuk ra në dorë. Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t’i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qartë. Me idenë e faktit të kryer, fuqitë ballkanike, të ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosën të pushtojnë sa më shumë territore të mundshme, me idenë që Konferenca e Ambasadorëve, që pritej të mblidhej në dhjetor, të vendoste shtrirjen e kufijve të tyre në gjithë tokat që kishin nën kontroll.

Rrethimi i Shkodrës do të zgjaste më shumë se 183 ditë dhe beteja për të do të bëhej një nga më të famshmet në Europën e kohës. Të rejat mbi rrethimin zinin vend rregullisht në të gjitha gazetat më të mëdha perëndimore, ndërsa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bënë figura të njohura. Së paku 15 libra janë botuar në gjuhë të ndryshme për rrethimin. Vetë Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur në fushimin e trupave të tij për t’i dhënë zemër ushtrisë, që drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armëpushimi që pasoi në muajin dhjetor, u kishte dhënë mundësi serbëve që mbi 30 mijë trupa të tyre t’i dërgonin në përforcim të trupave malazeze. Po në këtë kohë, me një telegram direkt, ministri turk i Luftës urdhëronte Hasan Riza Pashën, që lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej të dorëzonte qytetin tek malazezët. Telegrami shoqërohej nga një letër e princit Danilo, sipas së cilës, nëse Hasan Riza nuk i bindej urdhërit, ai konsiderohej dezertor dhe dënohej me vdekje së bashku me shtabin e tij.

Përgjigjia e Komandantit të qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithë popullatës që kishte në ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej. Në përgjigje të letrës së princit Danilo ishte edhe një mesazh i Kryetarit të Bashkisë së Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve që të mos bombardonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendrën, ku ishin vendosur gazetarët e huaj. Po ne atë letër, Gjylbegu u kërkonte trupave rrethuese që të lejonin hyrjen në qytet t’ilaçeve për të plagosurit si dhe t’ushqimeve për diplomatët dhe për 13 gazetarët e huaj. I bindur se qëndresa në qytet duhej të kishte një flamur, ai hyri në tratativa me Austro-Hungarinë. Por po atë ditë, Komandanti mori një tjetër mesazh: Alush Lohja i njoftoj se Shpallja e Pavarsisë në Vlorë ishte njohur nga Fuqitë e Mëdha dhe se mbrojtja e mëtejshme e qytetit mund të bëhej nën flamurin shqiptar. Sipas Lohes, në këtë mënyrë mund të motivoheshin edhe malësorët e Mirditës për të marrshuar në ndihmë të qytetit të rrethuar. Ideja e Lohes duket se i pëlqeu Komandantit që kjé mjaft koherent para kërkesave të shqiptarëve dhe, po atë ditë, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Ismail Qemali, një i njohur i vjetër i tij, ishte në dijeni të zhvillimeve në Shkodër dhe se një korrier, i quajtur Mark Dubashi, i dërgonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit të qytetit, Jak Serreqit. Natën e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtëpërdrejtë edhe nga Kryeministri Shqiptar, që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për t’ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë nën flamurin shqiptar.

Mbrojtja e qytetit ishte bërë ndërkohë e famshme n’Europë. Një korrespondent i gazetës angleze “Times”, i quajtur H. Nevinson, botonte çdo javë nga një artikull dhe, bashkë me raportimet e kolegëve të tjerë, mbrojtja e qytetit bëri bujë në Perëndim. Për më tepër, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bëra ndaj popullsisë civile dhe trupit diplomatik në Shkodër. Për të verifikuar raportet e gazetave dhe ato të konsujve të huaj atje, Konferenca e Ambasadorëve dërgoi në qytet një mision të kryesuar nga atasheu ushtarak austriak në Cetinë, kapiteni Hubka. Hubka, që u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nën-komandantin Esat Pashë Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut t’urisë dhe se mbi të qenë hedhur bomba pa mëshirë. Por Hubka kreu edhe një mision të rëndësishëm politik: Jak Sereqi, arkipeshkvi i qytetit kishte rënë dakort me Hasan Riza Pashën dhe Alush Lohen që të ndihmonte në mobilizimin e malësorëve katolikë në ndihmë të qytetit, me kusht që, në të të ngrihej flamuri shqiptar dhe që për këtë aksion të binte dakort Austro-Hungaria. Hubka e siguroi për këtë, por ai shtoi, se nuk besonte që qyteti mund të rezistonte më shumë se 5-6 ditë, kohë e pamjaftueshme për të mobilizuar malësorët. Fatmirësisht, qyteti rezistoi edhe katër muaj. Aprovimi i Austro-Hungarisë mobilizoi edhe më shumë popullsinë katolike të qytetit. Gjeneral Hasan Riza, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Toptani, ranë dakort t’u dërgonin malësorëve, përmes Kuvendit të Rubikut (që mendohet të jetë mbajtur nga janari), dy mesazhe për ndihmë. Mesazhet, që shoqëroheshin edhe nga garancitë e Imzot Sereqit dhe ato t’Austro-Hungarisë, i udhëzonin malësoret katolike që të sulmonin nga pas trupat malazeze, me të parë që në kalanë e Shkodres është ngritur flamuri shqiptar. N’atë kohë situata në qytet ishte rënduar dhe ushqimet, megjithë racionimin e fortë, nuk gjendeshin më. Kësaj i duhej shtuar fakti që pjesa më e madhe e qytetit ishte bërë gërmadhë nga bombardimet dhe në spitale nuk kishte më vend për të plagosurit-shumica e të cilëve ishin nga popullsia civile. Po kështu, trupat mbrojtëse kishin shumë humbje nga radhët e tyre, edhe pse tregimet e kohës dëshmojnë s’edhe malazezët kishin shumë të vrarë. Në qytet kishte filluar të qarkullonte ideja e dorëzimit, ide që sidoqoftë nuk thuhej me zë të lartë.

Në fillim të prillit, Konferenca e Ambasadorëve vendosi që edhe Gjakova t’i mbetej Shqipërise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marrëdhëniet e kësaj të fundit me Austro – Humgarine po tensionoheshin. Në këtë kohë, Rusia këshilloi malazezët që t’i jepnin fund Shkodrës në më pak se një javë. Situata në qytet ishte rënduar dhe nuk dihej se sa kohe mund të rezistohej ende. Ndërkohë, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqipëria e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese.

Më 5 mars, princi Danilo kërkoi një armëpushim dy ditor dhe ofroi ndihmë për të plagosurit. I shoqëruar nga Ministri i Jashtëm i Malit te Zi, ai mbërriti në qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja që i hapej para syve. Në pak oret që qëndroi në qytet ai bisedoi vetëm për vetëm me Esat Pashën dhe tema kryesore duhet të ketë qenë dorëzimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisedë, por dihet se qyteti rezistoi pas kësaj më shumë se një muaj e gjysëm. Pikërisht në këtë kohë hyri në lojë Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas një marreveshjeje me malazezet, ai vendosi të dorëzohet. Në mëngjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin që kishte marrë. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithçka zgjati më shumë se tre dite dhe, në perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, që ushtria turke dhe vullnetarët shqiptarë të largoheshin nga qyteti me armët e tyre dhe me një ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si të humbur, por si bashkepjestarë të një armëpushimi. Faktikisht kjo ishte formula më e mire e një dorëzimi, por vetë dorëzimi, ishte gjithashtu formula më e keqe për Shkodrën. Nëse rezistenca do te kishte zgjatur edhe më pak se 10 ditë, malazezet do të ishin tërhequr për shkak të presionit ndërkombetar. Që më 10 prill diplomacia britanike informohet se Esat Toptani i cili kishte vrarë kolegun e tij, komandantin turk Hasan Riza në mënyrë indirekte, i kishte kërkuar qeverisë malazeze më 19 mars një shumë prej 80.000 lirash turke (dy milionë florinta) për dorëzimin e qytetit të Shkodrës. Vrasja e Hasan Riza Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë i lirë në veprimet e tija, që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit të Shqipërisë.

Shkodra u dorëzua në orën 3°° të mengjezit të ditës së mërkurë, 23 prill 1913. Diplomatët njoftojnë se dorëzimi i Shkodrës është bërë mbi bazen e një pazarllëku midis Esat Pashës dhe malazezëve, dhe bisedimet kishin vazhduar me ndërprerje disa ditë në kushtet e një izolimi të plotë të sekretit nga autoritete malazeze. Për ekzistencen e një pazarlleku të Esatit me malazezët na dëshmon edhe një dokument i një dëshmitari shkodran, pjesëmarrës në ngjarje. Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane. Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqipërise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre.

Video: FM Images