Nga Skënder Jace, kineast

Aktori yne i madh Pandi Raidhi nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale “Dasma Korcare” ku fitoi menjehere simpatin e publikut Korcar.

Pandi ka nje kariere artistike gjysem shekullore ,ka interpretuar me shume se 200 role ne drame,komedi dhe opereta.

Ai do te fillonte karieren etij si aktor kinemaje ne filmin e pare Shqiptar me metrazh te gjate “TANA” (1958) duke vazhduar me tej, ne 36 role te tjere ne realizimin e filmave Shqiptar.

Ai u kthye shume shpejt nje figure e dashur dhe shume popullore per te gjithe Shqiptaret. Te gjithe ne qe patem fatin ta njohim nga afer Pandin, kujtojme me respekt ,thjeshtesine e tij, buzqeshjen e embel dhe humorin e tij te holle qe i buronte nga thellesia e shpirtit te lindur prej artisti.

Ishte shume serjoz kur punonte dhe teper i vertet ne rol ,cuditrisht ai asnjehere nuk kontraktohesh gjate xhirimit ne rolet e tij, kamera dorzohesh para portretit interesant qe krijonte ai. Ne perkulemi dhe kujtojme me respekt , punen krijuese te ketij aktori te madh ,rolet e gdhendura qe ai krijoi duke e cilesuar : Humorin dhe bukurin e batutes se filmit Shqiptar ! (Skender Jace kineast)

Foto: Kozma Borova