P:Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1976. S: Teodor Laco: R: Viktor Gjika: O: Lionel Konomi: Pi: Azis Karalliu: M: Thoma Gaqi: Z: Abdulla Osmanlliu: Mo: Atalanta Pasko: D: Adriatik Beqiri: Di: Ferdinand Deda.

Filmi u realizua me ndihmen e kooperativisteve dhe punonjesve te rrethit te Korces.

A: Bujar Lako (Martin Kreka – sekretar i Komunitetit te Partise): Sander Prosi – AM – (Miti Vozari): Petrika Gjezi (Agron Shullaku): Pandi Raidhi – AP – (Pllaton Bubuqi): Kadri Roshi – AP – (Nazifi): Jani Riza (Xhezo): Thimi Filipi (Neziri): Antoneta Papapavli (Klea): Stavri Shkurti (Tare) etj.

Dimri i fundit 1948 erdhi rende. Drithe nuk ka. Depot e shtetit jane pothuajse te zbrazura dhe buka shperndahet me triksa, ne racione te kufizuara.

Per te mos lene qytetin pa buke, drejtori i grumbullimit, Miti Vozari, urdheron qe te bluhet gruri i fares. Ai vete dhe organet e pushtetit ne rreth mendojne se grure dhe miser ka ne fshat, por nje pjese e fshatareve te mesem, te mashtruar e te shtyre nga kulaket, e mbajne drithin te fshehur dhe e shesin ne tregun e zi. Ata jane te bindur se edhe kesaj here fshataret atdhetare nuk do t’i lene te vuaje urie vellezerit e tyre puntore te qytetit.

Ne drejtim te fshatit nisen grupe te agjiatoreve te perbere nga puntore, te rinj e te reja. Keta i sqarojne fshataret se aleati i tyre i vetem eshte klasa puntore. Puna sqaruese jep frytet e veta. Drejt qytetit niset karvani me grure dhe miser.

Skenarist Teodor Laco, regjisori Viktor Gjika dhe piktori Azis Karalliu u nderuan me cmim te vecante per komponentet dhe me medaljon ne Festivalin II te Filmit Shqiptar me 1977.

Bujar Lako u nderua me medaljonin e festivalit per interpretimin e rolit te Martin Krekes. Ne nentor 1979, me rastin e 35-vjetorit te Clirimit te Atdheut, fitoi Cmimin e Republikes te Klasit I per kete rol dhe per rolin e Halit Beratit ne filmin “Gjeneral gramafoni”.

Burimi: Aktoret Shqiptare