E kanë pagëzuar si ikonë të batutës. Përcjellja e së cilës të bënte menjëherë për vete duke e parë botën me më shumë gaz. Ata që e njohën shprehen se ishte fat ta njihje. Jo shpesh ndodh që një njeri të karakterizohet nga kaq të mira bashkë. Jo të gjithë të falin entuziazëm, optimizëm, të dëgjojnë me dashamirësi dhe qetësi. Prej këtij kuarteti kaq të harmonishëm, ti fiton shumë cilësi.

Bëhesh e dashur! E sjellshme. Kështu ai fitoi zemrën e atyre që e rrethonin dhe më pas të gjithë shqiptarëve. Ishte e pamundur të ishe aq i natyrshëm, aq modest, aq i dashur jo vetëm në jetë, por dhe në profesion, duke ledhatuar çdo rol e duke i përçuar të gjitha këto cilësi nga televizori. Ai që mblidhte gjithë familjen për të ndjekur filmat e tij.

Quhej Pandi Raidhi.

Lindur në qytetin e Korçës, më 14 prill të vitit 1921, ai do të kalonte një fëmijëri të lumtur. Do të bëhej pjesë e luftës Nacional Çlirimtare pas shkollës së mesme dhe më 1937 do të niste jetën e artistit. Një prej atyre aktorëve të rrallë që e jetoi epokën e mirëkuptimit nga opinion publik. Mbi 200 role interpretuar në gjysmë shekulli karrierë.

‘’Tana’’ në vitin 1958, do të ishte prezantimi i tij i parë në një rol kinematografik, duke nisur kështu vijueshmërinë absolute të një aktori me një spikamë e ritmikë sa emocionale aq dhe racionale. Me një mister në sjellje aq të qetë karshi njerëzve, me një forcë të brendshme gjenetike e krijuese që i buronte prej shpirtit

Burimi: Rrjetat.com