Të dashuroj,
e sa pranë unë ty të ndjej 

kur të shikoj, 
veten time, tek ty e gjej 

dashurinë e kënduam 
zemrat tona dhe rininë 
dhe kjo tokë, ngado që shkuam 
na dha prush për dashurinë 

vallë ç’fjalë mund të them 
ç’lumturi na dha kjo jetë 
në asnjë vend, dashuri si kjo 
jo s’mund të ketë. 

e lashtë tokë 
toka ime, sa e dashur je 
si brezat rriten këngët 
zgjon tek, ne tek ne 

e pastër si kjo kaltërsi 
në qiellin tonë pa re 
dashuria jonë 
e lumtur çel. 

të dashuroj e çdo çast 
më pranë të ndjej 
kur të shikoj, veten time tek ty e gjej 
dashurinë e kënduam, zemrat tona dhe rininë 
dhe kjo tokë ngado që shkuam na dha prush për dashurinë. 

vallë ç’fjalë mund të them 
ç’lumturi na dha kjo jetë 
në asnjë vend, dashuri si kjo 
jo s’mund të ketë. 

e lashtë tokë 
toka ime, sa e dashur je 
si brezat rriten këngët 
zgjon tek, ne tek ne 

e pastër si kjo kaltërsi 
në qiellin tonë pa re 
dashuria jonë 
e lumtur çel.