Parashqevi Simaku është një këngëtare shqiptare nga Shqipëria. Ajo lindi në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës.
Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë“, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë“, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh.
Për t’u përmendur janë dhe videoklipe këngësh:
- Konga Qomiles
- Fustanin që ta solla mbrëmë
- Ky marak, maraku i shkretë
- Gëzimi i shtëpisë së re (1983)
- Me sytë e tu
- Bashkëmoshatareve
- E duam lumturinë (1988) fituese
- Dëgjoma këngën (1991)
- Se dashuria
- 2 Këngë Popullore të Shqipërisë së Mesme
Këto janë vetëm disa nga realizimet e saj Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.
Video nga Aktoret Shqiptare