Parodistët e  Vlorës prej dekadash ishin një trupë profesioniste që ka marrë jo pak vlerësime nga publiku.

Një trupë profesioniste me artistë të afirmuar, fillimet e saj i ka që në vitin 1967 dhe sot pas kaq dekadash edhe pse të reduktuar në numër, ata vijojnë me po të njëjtin pasion për punën duke sjellë humorin e bukur, që pëlqehet nga publiku.